Politika 26 Prill 2025, 09:42 Nga VNA

Lezha, qarku ku rezultati vështirë se ndryshon

Ndaje në Whatsapp

Qarku i Lezhës ka mbështetur historikisht opozitën e sotme, ndërsa përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhjet e shkuara, duket se e ka ngushtuar rezultatin pa arritur ta përmbysë atë.

Qytetarët e qarkut Lezhë pritet të mandatojnë shtatë deputetë më 11 maj, ku opozita duket se do të synojë të ruajë rezultatin e saj të së shkuarës ndërsa socialistët do të përpiqen edhe një herë ta përmbysin atë, gjë që e kanë tentuar disa herë por pa shumë sukses.

Rezultati i zgjedhjeve të vitit 2021 i dha opozitës katër nga shtatë mandate, ndërsa socialistët morën 3 mandate e LSI, ndërsa mori 10% të votave, mori zero mandate.

LSI dhe PD morën bashkë 58% të votave të qarkut dhe, duke qenë se tashmë garojnë bashkë, i duhen edhe rreth 4 mijë vota të tjera për të marrë mandatin e pestë. Kjo sugjeron gjithashtu që, nëse opozita humbet disa mijëra vota, rezultati sërish vështirë se ndryshon dhe mandatet mund të ndahen sërish 4 me 3 për opozitën. Ndërsa që rezultati të kalojë në favor të socialistëve, opozita do të duhet të humbasë mbi 14 mijë vota, ose më shumë se një në çdo tre vota që mori në zgjedhjet e kaluara.

Qarku i Lezhës i ka dhënë Partisë Demokratike katër mandate në zgjedhjet e viteve 2009 e 2013, ndërsa një mandat i humbur prej saj më 2017 u fitua nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Socialistët morën 3 mandate më 2009, ndërsa më 2013, kur garuan në aleancë me LSI, e humbën një mandat që i kaloi LSI-së. Në vitin 2017, socialistët arritën të fitojnë shumicën e thjeshtë në qark përballë demokratëve por sërish, nuk morën dot më shumë se sa 3 mandate.

Lezha ishte edhe qarku ku, përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje u bë sinonim i nevojës së vendit për të pastruar politikën nga krimi.

Në zgjedhjet e pushtetit vendor 2023, socialistët fituan dy nga tre bashkitë e qarkut, por gara në këtë zonë ishte në mënyrë të pazakontë, e ngushtë. Ndërsa kandidatët socialistë fituan në rang kombëtar 55% të votave, në tre bashkitë e Lezhës fituan me vetëm 51%, kundrejt 49% të opozitës.

Profili demografik e social

Qarku i Lezhës përfshin një territor të gjerë që shtrihet nga bregdeti i Adriatikut dhe Ultësira Perëndimore te zona kodrinore e malore e Mirditës. Sipas të dhënave të Censit 2023, qarku ka një identitet të fortë katolik, me 75% të popullsisë banuese që i përket këtij religjioni. Katolikët në Qarkun Lezhë janë më të shumtë në numër dhe në përqindje më të lartë të popullsisë se sa në Shkodër, zona e njohur tradicionalisht si kryeqendra e katolicizmit në vend.

Ekonomia e qarkut është e larmishme, me toka shumë pjellore përgjatë luginës së Drinit të Lezhës, me turizëm të zhvilluar në qytezën e Shëngjinit si dhe, së fundmi, në plazhin e Tales, si dhe me industri minerare në territorin e Mirditës.

Qytetet Laç e Lezhë, të cilat u zhvilluan si qendra industriale në kohën e komunizmit, tashmë kanë ruajtur industri të kufizuar në manifakturë. Agroturizmi është zhvilluar veçanërisht me sukses si iniciativë private në fshatin Fishtë ndërsa ekoturizmi në lagunat e shumta të grykëderdhjeve të lumenjve Drin i Lezhës e Mat është i cënuar nga shkalla e lartë e erozionit, ndotja dhe gjuetia e paligjshme.

Qarku ka një numër qytezash të cilat mbeten të tilla vetëm nominalisht; Bashkia e Mirditës numëron katër toponime si qytete, Rrëshenin, Rubikun, Repsin dhe Kurbneshin, ku dy të fundit kanë humbur industrinë minerare për të cilën u ndërtuan. Në ultësirë, qyteti i Laçit si dhe qytezat Mamurras e Milot janë zhvilluar vonë si qyteza industriale.

Në Censin e vitit 2023, popullsia banuese rezultoi 99 mijë vetë, me rënie 26% në krahasim me vitin 2011 dhe 37% në krahasim me vitin 2001.

Rreth 65% e popullsisë jeton në zonat urbane. Mes viteve 2011 dhe 2023, popullsia urbane ka rënë me 17% ndërsa ajo rurale me 33%.

Kandidatët

Ministri aktual i drejtësisë Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj, një psikolog që ka qenë drejtor në disa pozicione shtetërore gjatë viteve të fundit, kanë zënë listën e mbyllur të kandidatëve të Partisë Socialiste dhe këta sipas të gjitha gjasave janë fitues. Përballë tyre, Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti, të dy deputetë aktualë garojnë për Shqipërinë Madhështore. Tre drejtorë bashkie, një drejtues OSHEE-je, një drejtoreshë mësuese shkolle, një gazetare diplomate dhe një menaxher biznesi privat garojnë në listën e hapur të PS. Ish kryebashkiaku i Lezhës Viktor Tushaj për koalicionin PS-LSI të dy dekadave më parë garon në radhët e opozitës krahas ish-gjyqtarit Gjin Gjoni e deputetes Lindita Metaliaj. Disa aktivistë vendës si Rigerta Loku dhe Arilda Lleshi garojnë për koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet krahas Dedë Prengës, një ish-ushtarak i lartë.

Emiljando Kita dhe Xhuljane Uku nga sektori jofitimprurës garojnë në listën e mbyllur të Lëvizjes Bashkë krahas një minatori në pension, një shoferi që jeton në Itali, një menaxheri futbolli e një avokati të vetëpunësuar.

Kliko këtu për të parë jetëshkrimet e kandidatëve: Link

Kliko mbi foto për të parë fletën e votimit.

 

Video

Një automjet ka rënë nga ura e Spatharit në Drin në aksin Shkodër-Vau i Dejës. Siç shihet edhe nga pamjet, mjeti ka shkatërruar barrierat anësorë të urës. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe nëse ka persona të lënduar, ndërkohë që në vendngjarja kanë mbërritur forcat policore dhe ato zjarrfikëse.

IMT në Durrës prish disa shtëpi tek Ura e Dajlanit duke lënë në mes të rrugës dhjetra banorë, kryesisht të komunitetit rom dhe egjiptian. Sipas Bashkisë së Durrësit kanë bllokuar kanalizimet e ujërave të zeza. Por banorët thonë se kanalin e ka bllokuar një biznes privat që ka ndërtuar karburant. Sipas avokatit të familjeve Gentian Sejrani, ata janë lënë në mëshirë të fatit. Avokati tha se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore, pasi shembjet janë bërë në kundërshtim me ligjin. https://www.vna.al/kronika/imt-ne-durres-prish-disa-shtepi-tek-ura-e-dajlanit-le-ne-mes-te-rruges-d-i19390

Më 26 janar, një avion i British Airways që fluturonte nga Las Vegasi për në Londër (fluturimi BA274) humbi rrotën e pasme të djathtë të ingranazhit të uljes menjëherë pas ngritjes. Incidenti u filmua dhe u vu re nëpërmjet monitorimit të drejtpërdrejtë nga Flightradar24. Pamjet tregojnë aeroplanin duke u ngritur normalisht, ndërsa disa sekonda më vonë një objekt shkëputet dhe bie në tokë, është një nga rrotat e marshit të uljes. Sipas një deklarate nga Flightradar24, fluturimi BA274 i British Airways humbi rrotën e pasme të djathtë, nga ingranazhi kryesor i uljes së avionit Airbus A350-1000. Pavarësisht incidentit, ekuipazhi vazhdoi udhëtimin normalisht dhe avioni u ul në mënyrë të sigurt në aeroportin Heathrow në Londër, pa u raportuar për të lënduar.

Shumë shtete në Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një tjetër stuhi të ftohtë dimërore, vetëm disa ditë pasi një valë e mëparshme ka vrarë dhjetëra persona, ka lënë miliona amerikanë pa energji elektrike dhe ka ndërprerë udhëtimet ajrore. Një valë e re e të ftohtit pritet të godasë vendin gjatë fundjavës, duke sjellë temperatura rekord dhe stuhinë tjetër të madhe, ndërsa qytetarët përpiqen të rikuperohen nga dëmet e shkaktuara nga vala e parë. Sipas të dhënave të përpiluar nga AFP, të paktën 38 persona kanë humbur jetën si pasojë e ngjarjeve ekstreme të motit, aksidenteve ose hipotermisë. Mes viktimave janë edhe tre fëmijë, të moshës 6 deri në 9 vjeç, të cilët humbën jetën të hënën pasi ranë në një liqen të ngrirë në Teksas.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme