Politika 26 April 2025, 10:00 Nga VNA

Elvis Roshi shfaqet në takimin elektoral të PD në Kavajë

Ndaje në Whatsapp

Ish-kryebashkiaku socialist, Elvis Roshi, është shfaqur në takimin e PD ku u prezantua programi në lagjen Skuraj të Kavajës. Në fotot e mbërritura në redaksinë e VNA, Roshi shihet në rreshin e fundit të qytetarëve që kishin marrë pjesë në takim, ndërsa dallohet me një kapuç në kokë dhe një kostum sportiv.

Ndërsa në rreshtin e parë të takimit është sekretari i përgjithshëm i PD Flamur Noka, kryebashkiaku i Kavajës dhe kandidatë për deputetë të PD.

Roshi tashmë ka dalë në fushatë hapur për PD, pasi Berisha ka futur në listën e hapur djalin e xhaxhait të tij, Elton Rroshin në zonën e Kavajës.

Ish-kryebashkiakut me disa emra u largua nga politika përmes ligjit të dekriminalizimit, ndërsa është nën hetim pasuror edhe nga SPAK.

 

Video

Momenti kur nëna me foshnjën largohen me taksi nga burgu i Pojskës

Protesta e paralajmëruar e PD para Parlamentit. Ndërkohë brenda në sallë janë vetëm 3-4 deputetë të opozitës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme