Politika 26 April 2025, 18:42 Nga VNA

"Elbasani, qytet bandash", Alizoti tregon pse nuk denoncon blerjen e votës

Ndaje në Whatsapp
"Elbasani, qytet bandash", Alizoti tregon pse nuk denoncon blerjen e

Tomor Alizoti, i cili është edhe drejtues politik i PD në qarkun e Elbasani thotë se ky qytet është shndërruar në një qytet bandash. Sipas tij, bandat kriminale që janë të lidhura me pushtetin kanë gisht kudo në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ai denoncon se administrata detyrohet të dalë në takimet e PS. Po ashtu, sipas tij, problemi kryesor është Policia e Shtetit, që sipas tij është në shërbim të pushtetit.

Ai thotë se pavarësisht denoncimeve që janë bërë gjatë fushatës, policia nuk ka reaguar. Po ashtu, ai thotë se “ka masivisht blerje vote”, por nuk i denoncon sepse “nuk ka besim te institucionet e drejtësisë". “Elbasani është qytet bande, qytet narko fare.  Bandat në të gjithë Shqipërinë kanë gisht, sepse ata duan siguri dhe sigurinë ja jep shteti.

Njerëzit blihen masivisht, hidhet para për votën, pastaj është kërcënimi. Kjo për mua ka nisur me kohë. Unë them gjithmonë, që në Shqipëri nuk është problem banda, por i pari i vendit që i përdor për pushtetin e tij. Banda kriminale ka në çdo vend të botës, por një pjesë e tyre qëndrojnë në fushën e tyre, por kur ato përfshihen në destabilitetin e vendit, ato kthehen banda politike.

Policia e Shtetit është problemi, është një bandë legale. Policia është totalisht në shërbim të pushtetit”, tha ndër të tjera Alizoti.

Video

Pas deklaratës së Zelenskit në Beograd, protestuesit në ditën e 71 kaluan para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës me thirrjet “UÇK” Arsyeja ka lidhje me deklaratën e djeshme të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai konfirmoi se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ndaj protestuesit kanë marshuar para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës. Gjatë kalimit pranë selive diplomatike, ata kanë brohoritur “UÇK”, duke e kthyer protestën në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj qëndrimit të Kievit, i cili në Tiranë dhe Prishtinë u prit me pakënaqësi .

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

Një peshk i madh është filmuar duke ndjekur nga afër një pushues në plazhin e Marbellës, në Spanjë. Pamjet tregojnë momentin kur peshku i afrohet pushuesit, duke shkaktuar habi dhe kuriozitet te personat që ndodheshin pranë bregut.

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme