Politika 26 April 2025, 20:15 Nga VNA

PD paguan 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, kontratë me firma të lidhura me Trump

Ndaje në Whatsapp
PD paguan 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, kontratë

Partia Demokratike e Shqipërisë ka nënshkruar një kontratë lobimi me vlerë 6 milionë dollarë me kompaninë amerikane Continental Strategy, e cila drejtohet nga persona të afërt me Presidentin Donald Trump. Kontrata, e firmosur më 4 prill nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, dhe Carlos Trujillo, ish-këshilltar i Trump dhe themelues i kompanisë, parashikon një pagesë mujore prej 250 mijë dollarësh për dy vite. Sipas marrëveshjes, kompania do të ndihmojë në krijimin e kontakteve me zyrtarë të qeverisë dhe Kongresit amerikan, do të promovojë kauza si lufta kundër korrupsionit dhe reformat qeveritare në përputhje me interesat SHBA-Shqipëri, si dhe do të angazhohet në çështje strategjike ligjore në emër të PD-së dhe koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Garantuesi financiar i kontratës është Nuredin Seci, shqiptaro-amerikan nga Tropoja që jeton në New York. Continental Strategy është themeluar në vitin 2021 nga Carlos Trujillo pas largimit të Trump nga presidenca dhe përfshin në radhët e saj individë të rëndësishëm të lidhur me fushatat republikane, si Alex Garcia dhe Katie Wiles, vajza e Susie Wiles – ish-shefe e fushatës së Trump. Lëvizja e PD-së shihet si një përpjekje për të forcuar lidhjet me administratën e ardhshme republikane dhe për të ndikuar në çështje të ndjeshme për partinë, përfshirë edhe statusin "non grata" të liderit historik, Sali Berisha. Ndër veprimet e para të firmës ishte një komunikim me shefin e stafit të senatorit Marco Rubio, një figurë kyçe në politikën e jashtme amerikane.

 (A2 Televizion)

Video

Pas deklaratës së Zelenskit në Beograd, protestuesit në ditën e 71 kaluan para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës me thirrjet “UÇK” Arsyeja ka lidhje me deklaratën e djeshme të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai konfirmoi se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ndaj protestuesit kanë marshuar para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës. Gjatë kalimit pranë selive diplomatike, ata kanë brohoritur “UÇK”, duke e kthyer protestën në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj qëndrimit të Kievit, i cili në Tiranë dhe Prishtinë u prit me pakënaqësi .

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

Një peshk i madh është filmuar duke ndjekur nga afër një pushues në plazhin e Marbellës, në Spanjë. Pamjet tregojnë momentin kur peshku i afrohet pushuesit, duke shkaktuar habi dhe kuriozitet te personat që ndodheshin pranë bregut.

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme