Politika 27 April 2025, 16:21 Nga VNA

Kontrata e lobimit në SHBA- PD sulmon SPAK dhe falenderon diasporën për financimet

Ndaje në Whatsapp
Kontrata e lobimit në SHBA- PD sulmon SPAK dhe falenderon diasporën

Partia Demokratike ka reaguar pas qëndrimit të SPAK se po verifikon faktet për kontratën e lobimit në SHBA. Në një njoftim zyrtar thuhet:

“Partia Demokratike është transparente për kontratën me avokatin e Presidentit Trump, e cila është nënshkruar në përputhje të plotë me ligjet e të dyja vendeve dhe depozituar në FARA sipas çdo rregulli! Partia Demokratike gjen dhe njëherë rastin të falënderojë patriotët e komunitetit shqiptaro-amerikan për bujarinë dhe ndihmën e pakursyer për çmontimin e regjimit të Edi Ramës!”

Ndërsa këmbëngul se donacionet janë të shqiptarëve që jetojnë në SHBA, PD nuk përmend shumën e paguar deri më tani (750 mijë dollarë). Në të njëjtën kohë, ajo nuk harron të sulmojë Prokurorinë e Posaçme për mos hetimin e dosjeve “339” dhe “184”, inceneratorin e Tiranës dhe çështjen “McGonigal”.

“Falë diasporës jemi më të fortë se kurrë!” – përfundon njoftimi për shtyp i PD.

Video

Alarm në Durrës/ 25-vjeçarja britanike gjendet e pajetë në apartament, pranë saj fëmija 2-vjeçar

Një protestues dhunon një të ri gjatë protestës. Nuk dihen arsyet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme