Politika 27 April 2025, 12:19 Nga VNA

Shqiptarët e Amerikës zbrazin xhepat: 1.6 milionë dollarë për dëmet nga tërmeti, 6 milionë për lobimin e Sali Berishës

Ndaje në Whatsapp
Shqiptarët e Amerikës zbrazin xhepat: 1.6 milionë dollarë

Organizata shqiptaro-amerikane “Rrënjët Shqiptare”, e drejtuar nga Marko Kepi, grumbulloi rreth 1.6 milionë dollarë në ndihmë të personave të prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor që goditi Shqipërinë. Të paktën zyrtarisht, këto janë shifrat e publikuara dhe që janë shpenzuar për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve të dëmtuar nga tërmeti.

Ndërkohë, 6 milionë dollarë janë mbledhur për të lobuar në Departamentin e Shtetit për PD-në dhe kryetarin e saj. Në një kontratë lobimi të publikuar nga FARA në SHBA, parashikohet që për 2 vjet PD do të paguajë 250 mijë dollarë çdo muaj. Sipas një deklarate zyrtare të selisë blu: “Kontributi financiar për realizimin e këtij qëllimi është marrë përsipër 100% nga patriotë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë prej dekadash në SHBA, si dhe nga demokratë të tjerë të larguar nga Shqipëria gjatë këtyre 10 viteve për shkak të regjimit të Edi Ramës.”

Thënë ndryshe, patriotët shqiptarë në Amerikë janë prekur më shumë nga padrejtësitë e bëra nga Departamenti i Shtetit ndaj Sali Berishës sesa nga dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Nëse në rastin e tërmetit, pa dallime politike, shqiptarët në SHBA kanë mundur të mbledhin 1.6 milionë dollarë, si ka mundësi që veç një pjesë e tyre, mbështetës të opozitës, të kenë mbledhur 6 milionë? Të jetë kjo e vërtetë, apo PD s’ka gjetur ende një alibi të besueshme për 6 milionë dollarët që duhet të paguajë për lobim në SHBA?

Video

Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë në Kolumbi ka shkaktuar panik edhe në Aeroportin e Pereira-s, ku një Airbus A320 u trondit fuqishëm në pistë për 46 sekonda përpara se të ngrihej pa pasoja. Pavarësisht kësaj, pasojat në qytet janë tragjike: shembja e çatisë së terminalit i mori jetën 3 personave, ndërsa bilanci i përgjithshëm në Pereira ka arritur në 66 viktimë nga shembja e dhjetëra ndërtesave.

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të shkaktuara nga tajfuni “Dolphin” kanë shkaktuar situata të rrezikshme në provincën Zhejiang të Kinës. Një kamion u përmbys në një parkim si pasojë e erërave të forta. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur mjeti ngrihet nga toka dhe përmbyset nga fuqia e erës. Tajfuni “Dolphin” solli paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona. Sipas raportimeve, ai është cikloni tropikal më i fuqishëm që ka goditur Kinën këtë vit.

Një avion privat i tipit Hawker Beechcraft 400A është përplasur me një automjet shërbimi në aeroportin Milano-Linate, në Itali. Përplasja nuk shkaktoi të lënduar. Ngjarja solli disa vonesa në operimet e aeroportit, të cilat po rikthehen gradualisht në normalitet. Dy fluturime që po mbërrinin në Linate u devijuan drejt aeroporteve Orio al Serio dhe Milano-Malpensa.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme