Politika 27 April 2025, 11:22 Nga VNA

Aleancës për Shqipërinë Madhështore i "firon" kandidati i Kavajës

Ndaje në Whatsapp
Aleancës për Shqipërinë Madhështore i "firon"

Në një deklaratë publike, Rudin Hylviu ka njoftuar largimin nga gara për deputet në Kavajë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Hylviu bëri të ditur se ka vendosur të tërhiqet në mënyrë që të mbështesë hapur kandidaten Loranca Hoxha.

Hylviu thekson se vendimi nuk ishte i lehtë, por u diktua nga nevoja për të bashkuar votat dhe për të siguruar përfaqësimin e Kavajës në parlament, përmes një kandidateje femër që ka më shumë shanse zgjedhjeje në bazë të sistemit elektoral.

Megjithëse emri i tij do të mbetet në fletën e votimit, ai u bën thirrje qytetarëve që votat e tyre t’i drejtojnë te Loranca Hoxha.

Video

Alarm në Durrës/ 25-vjeçarja britanike gjendet e pajetë në apartament, pranë saj fëmija 2-vjeçar

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme