Politika 27 April 2025, 09:40 Nga VNA

Trimërohet Elvis Roshi: “Nuk maskohem, isha aty për të mbështetur kushëririn tim”

Ndaje në Whatsapp
Trimërohet Elvis Roshi: “Nuk maskohem, isha aty për të

Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Rroshi, ka reaguar pas publikimit të një fotografie ku ai shfaqej me kapuç në një takim elektoral të Partisë Demokratike. Në një postim në rrjetet sociale, Rroshi sqaron se kapuçi ishte i xhupit dhe e kishte vendosur mbi kokë për shkak të shiut.

“Unë kam qenë aty me një kapuç të xhupit mbi kokë sepse jashtë po binte shi. Kaq! Për ata që më njohin, më duan apo dhe s’më duan, e dinë mjaft mirë që kjo është shumë qesharake”, shkruan ai.

Rroshi thekson se nuk ka asnjë arsye të fshihet apo të maskohet, duke shtuar se gjithmonë i ka bërë ballë situatave politike më agresive.

Në reagimin e tij, ai sqaroi se pjesëmarrja në takimin elektoral ishte për të mbështetur kushëririn e tij, Elton Rroshi, kandidatë për deputet në qarkun e Tiranës.

“Unë isha në atë takim elektoral sepse mbështes kushuririn tim, djalin e xhaxhait, birin e Kavajës, Elton Rroshi. Dhe për të mbështetur njeriun e familjes time, unë nuk kam as frikë, as drojë e asgjë tjetër”, shprehet Elvis Rroshi, duke e cilësuar Eltonin si një njeri të ndershëm që meriton të përfaqësojë qytetarët në Kuvend.

Video

Pas deklaratës së Zelenskit në Beograd, protestuesit në ditën e 71 kaluan para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës me thirrjet “UÇK” Arsyeja ka lidhje me deklaratën e djeshme të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai konfirmoi se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ndaj protestuesit kanë marshuar para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës. Gjatë kalimit pranë selive diplomatike, ata kanë brohoritur “UÇK”, duke e kthyer protestën në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj qëndrimit të Kievit, i cili në Tiranë dhe Prishtinë u prit me pakënaqësi .

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

Një peshk i madh është filmuar duke ndjekur nga afër një pushues në plazhin e Marbellës, në Spanjë. Pamjet tregojnë momentin kur peshku i afrohet pushuesit, duke shkaktuar habi dhe kuriozitet te personat që ndodheshin pranë bregut.

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme