Politika 27 April 2025, 14:11 Nga VNA

“Do ngjis hekurat e burgut 313”, Meta: Shkruaj 200 letra në ditë

Ndaje në Whatsapp
“Do ngjis hekurat e burgut 313”, Meta: Shkruaj 200 letra në

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një intervistë me gazetarin Andrea Danglli për emisionin “Off the Record” në A2 CNN. Ilir Meta foli për ditët e tij në qeli, fushatën zgjedhore dhe pritshmëritë nga zgjedhjet e 11 majit.

Intervista e e Ilir Metës për “Off the Record”

-Si po e zhvilloni fushatën elektorale nga qelia dhe si mendoni që situata ku gjendeni do të ndikojë në rezultatin e Partisë së Lirisë?

Përgjigje: Fushata ime ecën me ritme të shkëlqyera, nga 80-150 letra në ditë.Ajo filloi me 50-100 letra në ditë dhe do të përfundojë me 200 letra në ditë besoj.Po kështu jam i bindur se Partia e Lirisë ecën e sigurt drejt 12 mandateve të saj (4+8).Unë u rrëmbeva në 21 Tetor në mënyrë banditeske, siç u rrëmbye Aldo Moro në Itali nga brigadat terroriste, pikërisht për shkak të 11 Majit, që Rama të grabisë 1 mandat të katërt, por gjërat kanë ndryshuar shumë që atëherë. Njerëzit e Partisë së Lirisë, kudo po punojnë në terren dhe më mirë se një pjesë e strukturave. Jam çdo ditë në kontakt me dhjetëra e qindra prej tyre.

-Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë, znj.Monika Kryemadhi po bën fushatë për ju në Tiranë, si e keni pritur këtë iniciativë?

Përgjigje: Të gjithë ata që janë sinqerisht kundër regjimit, janë të mirëpritur në fushatë.

-Disa nga figurat më aktive të partisë tuaj janë pozicionuar krah PS. A i druheni ikjeve të tjera nga partia juaj?

Përgjigje: E falënderojmë Edi Ramën dhe SPAK-un e tij që po na e pastron partinë dhe po i merr të gjithë përfituesit dhe njerëzit me probleme me vete.

-Ish Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, i njohur si një nga bashkëpunëtorët më të afërt i juaji dhe zonjës Kryemadhi , ju ka akuzuar për shpifje dhe shantazhe, ku ka paralajmëruar ndjekjen e rrugës ligjore pas 11 Majit. Pse gjithë kjo përplasje?

Përgjigje: Ai  ishte simboli i nepotizmit në parti dhe i vetmi dëm që na bëri është se na mori financieren e Partisë për 20 vite, pa e lejuar të bënte dorëzimet në mënyrë ligjore dhe etike , siç dorëzohet një detyrë me përgjegjësi financiare. Ah po edhe databazën e partisë. Rama e kishte projektuar për kryetar të LSI , por shumë mirë që e futi në listën e tij për Tiranën se na ndihmon të marrim shumë më tepër vota socialistësh të ndershëm, që neveriten kur shikojnë shëmtira të tilla morale, që vetëm Rama mund ti pranojë nga dëshpërimi dhe perversiteti për diversion.

-Si e konsideroni rolin e SPAK në këto zgjedhje, si ndihmë për opozitën apo pengesë?

Përgjigje: Asnjë ndryshim nga qëndrimet e mia koherente për SPAK. Gjithmonë mburojë e krimit elektoral. Edhe kur vepron, si kofini pas të vjelit.

A keni pasur zhgënjime, reflektime apo befasi gjatë kësaj kohe?

Përgjigje: Sa herë gjyshërit tanë kishin momente të vështira thoshin: Malet tona më të larta. Dhe unë stërvitem këtu çdo ditë dhe një nga gjërat e para që do të bëj është ngjitja e Majës së Hekurave, pasi majat e Jezercës, Korabit, Shkëlzenit, Cikës e të tjerë i kam bërë me kohë./A2 tv

Video

Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë në Kolumbi ka shkaktuar panik edhe në Aeroportin e Pereira-s, ku një Airbus A320 u trondit fuqishëm në pistë për 46 sekonda përpara se të ngrihej pa pasoja. Pavarësisht kësaj, pasojat në qytet janë tragjike: shembja e çatisë së terminalit i mori jetën 3 personave, ndërsa bilanci i përgjithshëm në Pereira ka arritur në 66 viktimë nga shembja e dhjetëra ndërtesave.

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të shkaktuara nga tajfuni “Dolphin” kanë shkaktuar situata të rrezikshme në provincën Zhejiang të Kinës. Një kamion u përmbys në një parkim si pasojë e erërave të forta. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur mjeti ngrihet nga toka dhe përmbyset nga fuqia e erës. Tajfuni “Dolphin” solli paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona. Sipas raportimeve, ai është cikloni tropikal më i fuqishëm që ka goditur Kinën këtë vit.

Një avion privat i tipit Hawker Beechcraft 400A është përplasur me një automjet shërbimi në aeroportin Milano-Linate, në Itali. Përplasja nuk shkaktoi të lënduar. Ngjarja solli disa vonesa në operimet e aeroportit, të cilat po rikthehen gradualisht në normalitet. Dy fluturime që po mbërrinin në Linate u devijuan drejt aeroporteve Orio al Serio dhe Milano-Malpensa.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme