Politika 27 April 2025, 12:21 Nga VNA

Berisha në Selanik: Me La Civita drejt fitores, pavarësisht “distancës” që këshilltari vetë tha

Ndaje në Whatsapp
Berisha në Selanik: Me La Civita drejt fitores, pavarësisht

Në vijim të fushatës së tij për zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha zhvilloi një takim me shqiptarët në Selanik, ku shpalosi bindjen se opozita po hyn në garë me program dhe ide, ndërsa kundërshtari, sipas tij, “me sharje dhe klounëri”. Në përpjekje për të treguar seriozitetin e tij, Berisha nuk harroi të përmendë La Civita-n, strategun italian të fushatës fituese të Trump, si një garanci për suksesin e opozitës shqiptare.

Sali Berisha: Fushata jonë është eprore sepse ne vijmë me program, ai vjen më sharje, shpifje bën klounin të mbulojë vjedhjet. Ne dalim para shqiptarëve me LaCivita një nga strategët e fitoreve në botë, ai del me Vullnet Sinën, që helmoi shqiptarët dhe vetë Ramën në fakt.

Pikërisht La Civita ka këshilluar që emri i tij të mos lidhet me qeverisjen e SHBA, megjithatë, Berisha vijon ta prezantojë këshilltarin si trofe, duke lënë të kuptohet se fitorja e tij është e sigurt – të paktën në fjalimet e fushatës.

Video

Alarm në Durrës/ 25-vjeçarja britanike gjendet e pajetë në apartament, pranë saj fëmija 2-vjeçar

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme