Politika 27 April 2025, 12:26 Nga VNA

Rama në Vlorë: Barazia para ligjit është objektiv, meritë padyshim e PS-së

Ndaje në Whatsapp
Rama në Vlorë: Barazia para ligjit është objektiv,

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me studentë dhe pedagogë në Vlorë, ku theksoi rëndësinë e barazisë para ligjit për çdo qytetar, pa dallim pasurie apo influence politike.

Rama vuri në dukje se ndonëse politikanë kanë përfunduar në histori me pasoja të rënda, në Shqipëri ende nuk kemi parë një person me pushtet të dënohet nga një gjykatë e pavarur.

Sipas tij, vendosja e kësaj norme është një qëllim madhor — një përpjekje që, natyrisht, sipas Ramës, sot mbrohet vetëm falë Partisë Socialiste. Ndërkohë që drejtësia e re ende përpiqet të ecë më këmbët e veta, Kryeministri nuk harroi të nënvizojë se, nëse sot ka përparim, është falë përkushtimit të tij dhe të forcës politike që përfaqëson. E ardhmja e barazisë para ligjit, sipas Ramës, është e sigurt… nëse hyjmë në Bashkimin Europian.

Video

Alarm në Durrës/ 25-vjeçarja britanike gjendet e pajetë në apartament, pranë saj fëmija 2-vjeçar

Një protestues dhunon një të ri gjatë protestës. Nuk dihen arsyet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme