Politika 27 Prill 2025, 16:56 Nga VNA

Komisioneri i Zgjedhjeve fillon zbutjen me emigrantët që filmojnë votën

Ndaje në Whatsapp
Komisioneri i Zgjedhjeve fillon zbutjen me emigrantët që filmojnë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në daljet e veta publike është merakosur rregullisht vetëm për 2 çështje që i ka sqaruar vetë ose ka sqaruar gazetarët që të sqarojnë më pas opinionin publik.

I pari ishte sqarimi që emigranti duhet të rrinte në shtëpi si kur priste postën ashtu edhe kur e përcillte atë dhe i dyti ishte sqarimi kërcënues se fotografimi i votës është vepër penale.

Tani që me atë sqarimin e parë e morëm vesh shumë mirë se si shkoi e sesi KQZ u detyrua të nxirrte nga shpirti edhe opsione të tjera sqarimesh për pritje e përcjellje poste, mund të merremi pak me këtë kërcënimin penal të artikuluar deri tani vetëm nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve dhe nga askush tjetër.

Në nisje të procesit të votimit, kur ende nuk kishte zgjedhur që shtetin ku numri i emigrantëve është më i madh, ta linte për në fund, Celibashi i Zgjedhjeve u kujdes që të fliste më gjatë sesa e ka zakon dhe të shpjegonte se fotografimi dhe filmimi i votës është i ndaluar dhe emigrantët që e bëjnë këtë kryejnë vepër penale.

Kur ndonjë panelist guxonte dhe habitej me këtë deklarim dhe e pyeste se si mund të ruhej fshehtësia e votës kur votimi do bëhet në shtëpi dhe shtëpia ishte diku larg syrit të Celibashit, ky i përgjigjej që i kish marrë të gjitha masat, sepse zarfi do u dorëzohej në dorë secilit emigrant.

Në fakt deri këtu, kjo seancë pyetje-përgjigje mes një gazetari dhe një Komisioneri (për më tepër Shtetëror dmth të vetëm), mund të fliste për nivelin e dobët të përfytyrimit të Komisionerit.

Mjafton të përfytyrosh sikur je ti emigranti që merr zarfin, e hap atë në tavolinën e bukës, plotëson votën dhe mbyll zarfet sërish dhe do të “shikosh” veten të rrethuar me familjarë që kanë parë gjithë sa ke bërë.

Nuk e kuptojmë se cili ish përfytyrimi i Celibashit me atë rast. Mbase mendonte që në emër të fshehtësisë së votës, në çdo familje do ngrihej qendër votimi dhe dhomë e fshehtë, apo se si e tillë do shërbente tualeti?

Qetësia me të cilën Celibashi siguronte fshehtësinë sipas një standardi me sa duket personal të marrëdhënieve familjare, mund të mos jetë domosdoshmërisht mungesë fantazie dhe aftësie përfytyruese të situatave.

Por kërcënimi se mosruajtja e fshehtësisë së votës, në procesin e votimit nga jashtë, është vepër penale, flet pa diskutim për fantazi të tepruar.

Del dhe u thotë emigrantëve mos filmoni votën!

Ndalimi i fotografimit dhe filmimit të votës, në Kodin Zgjedhor është pjesë e përshkrimit të sjelljes së votuesit në kontekstin e dispozitave të Kodit që flasin për qendra votimi. Kur procesi ka dhoma të fshehta, komisione zgjedhjesh, vula e firma komisionerësh, ndalim të përdorimit të celularëve në ato dhoma të fshehta e kështu me radhë. Ai ndalim ndodh kur procesi administrohet nga subjektet politike për votimin brenda vendit!

Ditën që pranuam këtë model votimi nga jashtë, çdo shqiptar që jeton jashtë është emëruar nga Kodi si administrator i votës së vet. Ai deklarohet vetë si votues që dëshiron të marrë pjesë në votim, kur aplikon për t’u njohur si i tillë dhe kërkon t’i niset me postë dokumentacioni zgjedhor. Votuesit brenda vendit nuk i niset gjë me postë, megjithëse po ta mendosh hollë do kushtonte shumë herë më pak.

Nuk mund të pretendohet që individi që po administron vetë procesin e votimit për vete, të ruajë fshehtësinë e votës sipas standardeve të një procesi që është shkruar për rrethana të tjera me administratorë të tjerë.

Shqiptari që pret e përcjell me postë zarfin e votës bën çfarë i do qejfi me procesin që administron.

Celibashi duhet të kujdeset vetëm që t’i mbërrijë posta dhe t’i krijojë kushtet që posta të kthehet në kohë.

Apo mos vallë zelli i fillimit i Celibashit bëhej për t’i ofruar opozitës, nga karrigia e shefit të zgjedhjeve, alibi të gatshme për humbjen?

Komisioneri që po tregon se nuk po administron dot atë që i kanë dhënë të administrojë, postën për votimin e emigrantëve, del e kërkon t’u administrojë votën secilit prej tyre në shtëpinë e secilit!

Ky pra ishte pozicionimi i Celibashit në nisje të procesit.

Pasi zarfet nisën të mbërrinin, filluan edhe postimet e para në rrjet.

Dhe u pa që disa votues me zarfe në dorë, në makinë, në garazh ose në market, nisën të reklamonin edhe vendin në fletën e votimit ku vinin shenjën e votës për subjektin politik. E për dreq një pjesë prej tyre, që sigurisht janë larg standardit juridik të Celibashit, vinin shenjën tek numri 1.

Një gazetar zevzek me atë rast e pyeti sërish Komisionerin lidhur me deklaratën e tij të mëparshme për cilësimin si vepër penale të fotografimit ose filmimit të votës.

Komisioneri e ribëri kësaj radhe të zbutur deklaratën lidhur me cilësimin si vepër penale, duke shtuar togfjalëshin “sipas meje”. Mbase pamjet që ka parë e kanë ndihmuar të zhvillojë pak fantazinë, por një gjë duket qartë:

Sipas nesh Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve nuk kupton shumë koncepte zgjedhjesh dhe në përfytyrimin e vet vendos zbatimin e dispozitave të caktuara në rrethana të ndryshme nga ato për të cilat janë shkruar.

Çdo votues nga jashtë me atë rast rezultoi më i aftë profesionalisht sesa vetë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Kaq e vërtetë është kjo, saqë megjithëse, sipas tij, filmimi i votës përbën vepër penale, nuk pamë e nuk dëgjuam për ndonjë kallëzim penal.

Video

IMT në Durrës prish disa shtëpi tek Ura e Dajlanit duke lënë në mes të rrugës dhjetra banorë, kryesisht të komunitetit rom dhe egjiptian. Sipas Bashkisë së Durrësit kanë bllokuar kanalizimet e ujërave të zeza. Por banorët thonë se kanalin e ka bllokuar një biznes privat që ka ndërtuar karburant. Sipas avokatit të familjeve Gentian Sejrani, ata janë lënë në mëshirë të fatit. Avokati tha se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore, pasi shembjet janë bërë në kundërshtim me ligjin. https://www.vna.al/kronika/imt-ne-durres-prish-disa-shtepi-tek-ura-e-dajlanit-le-ne-mes-te-rruges-d-i19390

Më 26 janar, një avion i British Airways që fluturonte nga Las Vegasi për në Londër (fluturimi BA274) humbi rrotën e pasme të djathtë të ingranazhit të uljes menjëherë pas ngritjes. Incidenti u filmua dhe u vu re nëpërmjet monitorimit të drejtpërdrejtë nga Flightradar24. Pamjet tregojnë aeroplanin duke u ngritur normalisht, ndërsa disa sekonda më vonë një objekt shkëputet dhe bie në tokë, është një nga rrotat e marshit të uljes. Sipas një deklarate nga Flightradar24, fluturimi BA274 i British Airways humbi rrotën e pasme të djathtë, nga ingranazhi kryesor i uljes së avionit Airbus A350-1000. Pavarësisht incidentit, ekuipazhi vazhdoi udhëtimin normalisht dhe avioni u ul në mënyrë të sigurt në aeroportin Heathrow në Londër, pa u raportuar për të lënduar.

Shumë shtete në Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një tjetër stuhi të ftohtë dimërore, vetëm disa ditë pasi një valë e mëparshme ka vrarë dhjetëra persona, ka lënë miliona amerikanë pa energji elektrike dhe ka ndërprerë udhëtimet ajrore. Një valë e re e të ftohtit pritet të godasë vendin gjatë fundjavës, duke sjellë temperatura rekord dhe stuhinë tjetër të madhe, ndërsa qytetarët përpiqen të rikuperohen nga dëmet e shkaktuara nga vala e parë. Sipas të dhënave të përpiluar nga AFP, të paktën 38 persona kanë humbur jetën si pasojë e ngjarjeve ekstreme të motit, aksidenteve ose hipotermisë. Mes viktimave janë edhe tre fëmijë, të moshës 6 deri në 9 vjeç, të cilët humbën jetën të hënën pasi ranë në një liqen të ngrirë në Teksas.

Një zjarr shpërtheu mbrëmjen e së martës në një hotel me pesë yje në vendpushimin e skive Courchevel, në Alpet Franceze, duke detyruar autoritetet të evakuojnë qindra persona. Sipas prefekturës së Savoie, flakët nisën rreth orës 19:00 (ora lokale) në papafingon e Hotel des Grandes Alpes. Fatmirësisht, nga zjarri nuk u raportuan persona të lënduar. Zyrtarët bënë me dije se fillimisht u evakuuan rreth 100 persona, ndërsa media lokale raportoi më pas se numri i të evakuuarve arriti në 270, pasi zjarri u përhap edhe në një ndërtesë fqinje. Stafi dhe banorët e hotelit u zhvendosën përkohësisht në hotele të tjera të zonës. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme