Lifestyle 2 May 2026, 19:23 Nga VNA

Bebe Rexha me bluzën ‘I dua vajzat shqiptare’

Ndaje në Whatsapp
Bebe Rexha me bluzën ‘I dua vajzat shqiptare’

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Bebe Rexha ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një paraqitje të veçantë në Instagram.

Ajo u shfaq e veshur me një bluzë të zezë ku shkruhej “I dua vajzat shqiptare”, duke theksuar edhe një herë lidhjen e saj të fortë me origjinën shqiptare.

Një nga momentet që u komentua gjerësisht nga fansat ishte edhe përfshirja e një fraze në shqip në një prej këngëve të saj: “Çike çike, luje belin çike, ti je një bombë, bombë atomike”, e cila u prit me shumë entuziazëm nga publiku shqiptar.

Në postimet e fundit, Bebe Rexha nuk ishte e vetme. Në disa fotografi të publikuara ajo shfaqej së bashku me shoqet e saj, të cilat gjithashtu mbanin të njëjtën bluzë, duke krijuar një atmosferë argëtuese dhe plot energji.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme