Vila luksoze në periferi të Tiranës, tek Equos Resort, të ndërtuara pa leje dhe të legalizuara në kundërshtim me ligjin, apartamente, sipërfaqe të mëdha toke në zonat më të kushtueshme të kryeqytetit, verëra të shtrenjta, llogari bankare dhe automjete luksoze.
Këto janë disa nga pasuritë që i janë sekuestruar të shumëkërkuarit Ergys Agasi, që konsiderohet nga SPAK si kreu i një grupi kriminal që urdhëronte rrëmbimin e rivalëve dhe i detyronte të tërhiqeshin nga tenderat. Agasi rezulton se ka përfituar miliona nga kompanitë “Soft & Solution” e Ermal Beqirit, “Fastech” e Andis Papa dhe “First” e Gëzim Hoxhës. Këto kompania fitonin tendera pranë AKSHIT që drejtohej nga Mirlinda Karçanaj, e cila dyshohet si pjesë e grupit kriminal të Agasit.
“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, janë dokumentuar përfitime të tjera të parregullta dhe korruptive nga persona të lidhur me të hetuarën Mirlinda Karçanaj, konkretisht nga i hetuari Ergys Agasi, i cili duke shfrytëzuar njohjen e tij dhe raportine tij të ngushtë me të hetuarën Karçanaj, ka përfituar vlera të konsiderueshme monetare nga operatorët ekonomike “Soft & Solution” sh.p.k., “Fastech” sh.p.k. dhe “First” sh.p.k. Këto përfitime kanë ardhur si rrjedhojë e paracaktimit të operatorëve ekonomik fitues në procedura prokurimi të zhvilluara nga AKSHI, të cilët, si rezultat kanë bërë pagesa të konsiderueshme në formën e “shërbimeve”, me përfitues shoqërinë “EA Soution” sh.p.k, në pronësi të të hetuarit Ergys Agasi”, thekson SPAK.
“Shoqëria EA Solution, është krijuar pikërisht për të justifikuar këto kreditime dhe për të mbuluar qëllimin dhe natyrën e vërtetë të tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë përfitimin e parregullt dhe korruptiv të të hetuarve Ergys Agasi dhe Mirlinda Karçanaj, të cilët në bashkëpunim, kanë krijuar kushtet e nevojshme për paracaktimin fitues të këtyre operatorëve ekonomikë, në procedurat e prokurimit të zhvilluara nga AKSHI”, thuhet më tej.
Verërat e shtrenjta
“Edi Rama pinte verë në zyrë me vlerë 33 mijë euro. Verën ja sillte kordinatori (Ergys Agasi)”. Kjo deklaratë e Arben Ahmetaj duket se po rezulton krejtësisht e vërtetë, pasi gjatë kontrolleve në ambjente të ndryshme, përfshirë dhe tek Eqous Resort.
“Lidhur me dokumentimin e përfitmeve të tjera të parregullta të të hetuarit Ergys Agasi, nga ana e operatorëve ekonomikë të mësipërm, rezulton se nga kontrolli i ushtruar në zbatim të ekzekutimit të urdhërit të prokurorit, për ekzekutimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, ndaj personit nën hetim Ergys Agasi, është ushtruar kontroll në një prej banesave të dyshuara në pronësi të tij, në zonën e vilave qeveritare, plazh, Durrës. Gjatë kontrolli të ushtruar, në ambjentin e poshtëm të banesës (garazhd), u konstatuan disa arka druri, brenda të cilave ndodheshin disa shishe vere dhe shampanje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Evidentohet me interes fakti se mbi njërën nga këto kuti, u gjet një faturë si ato të “Eeestern Union”, me përshkrimin “Express Eorld Eeide DHL.. Nga verifikimet e kryera në burimet e hapura të informacionit, rezulton se shoqëria “Fast & Fresh’”, është në pronësi të shtetasit Andis Papa. Gjithashtu, nga verifikimet në sistemin “Asycuda Eeorld”, të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, rezulton se subjekti “Fast& Fresh”, ka importuar sasi të konsiderueshme pijesh alkoolike, konkretisht verë të kuqe, në vlera të larta monetare. Nëpërmjet këqyrjes së sistemit “Asycuda Eeorld”, është dokumentuar fakti se ky subjekt ka importuar këto produkt për periudhën Tetor 2024 - Nëntor 2025 në vlerën totale 1 130 265 EUR dhe për periudhën Nëntor 2024 - Dhjetor 2025 ky subjekt ka faturuar blerje ndaj “Fastech” shpk dhe “Soft & Solution” shpk shumën prej 94 423 883 ALL”, thekson SPAK.
Kjo rrethanë përputhet dhe me kontrollin e ushtruar në ambjentet e “Equos Resort”, konkretisht në banesën e të hetuarit Ergys Agasi, gjatë kontrollit të së cilës, në ambjentin e poshtëm të vilës, u konstatua një numër i lartë pijesh alkoolike (verë e kuqe), të cilat janë të ngjashme me ato të evidentuara nga këqyrja e praktikave doganore për llogari të subjektit “Fast & Fresh”, në pronësi të shtetasit Andis Papa.
“Dyshimet se këto produkte janë paguar dhe porositur për llogari të të hetuarit Ergys Agasi, janë konfirmuar dhe nga shpjegimet e të hetuarit Andis Papa, i cili shpjegoi se: “…Po jam ortak në shoqërinë Fast & Fresh e cila është themeluar në vitin 2017. E hapa me dëshirën time për të hapur një serë dhe për të prodhu produkte bio. Më pas jemi marrë me shitje blerje dhe me prodhim perimesh etj. Më pas kemi hapur dhe një market dhe biznesi ka vijuar normalisht. Jemi marrë dhe me impoert verash të shtrenjta, të cilat kryesisht kanë qenë porosi të shtetases Arjola Kormani…”, thekson SPAK.
Papas ka deklaruar se: “Dua të sqaroj se rreth vitit 2023 më është kërkuar nga shtetasja Arjola Koromani, si përfaqësuese e shoqërisë Soft & Solution, që të importonim disa verëra meqënëse kompania Fast & Fresh mund ta kryente si procedurë. Porositë i ka bërë gjithnjë në mënyrë të drejpërdrejtë shtetasja Arjola Koromani, madje dhe fatura që më vutë në dispozicion, ka emrin Arjola përispër, pasi porositë i bënte direkt ajo por, në emrin e shoqërisë Fast & Fresh. Pagesat për këto produkte, bëheshin në këtë formë,pra ajo bënte porosinë, mua më vinte fatura nga shitësi dhe unë bëja pagesën me bankë nëpërmjet Union Bank. Më pas, Arjola i paguante verërat në varësi të likuiditetit, kishte dhe raste që lekët vinin nga shoqëria Soft & Solution, paraprakisht, me bankë dhe më pas kaluam në pagesa kesh. Kur nuk kishte mundësi, ajo sillte dhe lekët kesh, në formën e paradhënies. Dua gjithashtu të sqaroj se shoqërisë Soft & Solution nuk i kemi shitur verëra me fitim, por gjithnjë me vlerën që i bleja, ky fakt edhe për shkak të bashkëpunimit dhe njohjes me Ermal Beqirin.
Për sa më sipër, arsyetohet se edhe vlera prej 94 423 883 ALL (pije alkoolike), do të përbëjë përfitim të parregullt e korruptiv të të hetuarit Ergys Agasi i cili në bashkëpunim me të hetKarçanaj kanë mundësuar shpalljen fitues të operatorëve ekonomikë Soft & Solution shpk; Fastech shpk; First shpk si dhe shoqërive të tjera të lidhura me to.






















