Politika 5 May 2025, 09:27 Nga VNA

Sali Berisha sulmon gjyqtaren Irena Gjoka: Ka qenë e dënuar në Greqi, çdo vendim i saj është i pavlefshëm

Ndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pasi u paraqit në ambientet e SPAK-ut për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, në kuadër të hetimeve për çështjen “Partizani”. Në një deklaratë për mediat, Berisha hodhi akuza të rënda ndaj gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka, duke publikuar një dokument të cilin e cilëson si “provë tronditëse” që, sipas tij, zbulon një skandal në drejtësinë shqiptare.

Berisha deklaroi se gjyqtarja Gjoka është dënuar në vitin 2005 nga Kolegji Penal i Janinës në Greqi me 3 muaj burg dhe një gjobë prej 1500 eurosh, për falsifikim dokumentesh. Sipas tij, ky fakt është mbajtur i fshehur ndër vite dhe e bën absolutisht të pavlefshëm çdo vendim të saj, duke iu referuar praktikave të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

“Irena me pesë mbiemra, e përfolur për ryshfete gjysmë milionëshe në disa raste, është dënuar nga një gjykatë penale dhe jo administrative. Kjo monstër është lartësuar në kryetare të Gjykatës Speciale nga Edi Rama dhe është përdorur në mënyrë ekstreme nga Altin Dumani”, deklaroi Berisha.

 

Sipas dokumentit të shperndarë nga z.Berisha rezulton se znj.Gjoka është dënuar me 3 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për falsifikim dokumentash.

Këtë rekord - tha z.Berisha- Irena Gjoka e ka fshehur. Iu takon institucioneve të verifikojnë origjinalitetin e dokumentit.

Ai shtoi se ka lënë një shënim në ambientet e SPAK, ku e cilëson “amnistinë elektorale” si një krim antikushtetues dhe sulmoi drejtpërdrejt drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, si “shërbëtor të Edi Ramës”.

Berisha e mbylli deklaratën e tij duke kërkuar hetim të menjëhershëm për të kaluarën e gjyqtares Gjoka dhe duke kërkuar anulimin e çdo vendimi të dhënë prej saj, duke e cilësuar atë si “një delikuente të përdorur nga regjimi aktual”.

Ngjarja pritet të ketë jehonë të gjerë politike dhe ligjore, ndërkohë që ende nuk ka reagim zyrtar nga institucionet përkatëse mbi akuzat e ngritura.

Video

Pas deklaratës së Zelenskit në Beograd, protestuesit në ditën e 71 kaluan para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës me thirrjet “UÇK” Arsyeja ka lidhje me deklaratën e djeshme të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai konfirmoi se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ndaj protestuesit kanë marshuar para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës. Gjatë kalimit pranë selive diplomatike, ata kanë brohoritur “UÇK”, duke e kthyer protestën në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj qëndrimit të Kievit, i cili në Tiranë dhe Prishtinë u prit me pakënaqësi .

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

Një peshk i madh është filmuar duke ndjekur nga afër një pushues në plazhin e Marbellës, në Spanjë. Pamjet tregojnë momentin kur peshku i afrohet pushuesit, duke shkaktuar habi dhe kuriozitet te personat që ndodheshin pranë bregut.

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme