Politika 4 May 2025, 13:32 Nga VNA

Rama nga Shkodra: Benet Beci është nga të paktat mbetje të riciklueshme të PD-së

Ndaje në Whatsapp
Rama nga Shkodra: Benet Beci është nga të paktat mbetje të

Nga Shkodra, Edi Rama i ka kujtuar kryetarit të bashkisë, Benet Beci, se ai është i vetmi demokrat që ia vlejti të riciklohet nga PD. Këto komente kryeministri i bëri gjatë një takimi elektoral në Shkodër, teksa i kujtoi Benet Becit dhe kohën kur ky i fundit drejtonte Fondin Shqiptar të Zhvillimit për llogari të qeverisë së Sali Berishës dhe nuk i kurseu që atëherë investimet në Shkodër.

Në takimin përmbyllës elektoral nga Shkodra, Edi Rama nuk i kurseu as ironitë për drejtuesin demokrat politik të qarkut të Shkodrës, teksa theksoi:

“Po mirë, mo, ju demokratët e Shkodrës, ju antikomunistët e mëdhenj, ju shkodranët e mëdhenj, kaq shumë ju nënvlerëson bufi sa ju ka sjellë Luçiano fake Pavarotin në krye të listës.”

Kryeministri nuk harroi t’u kujtonte shkodranëve pasaportën europiane që ai e premton si ta kishte diçka që e realizon vetë, duke thënë se vota për PS në 11 maj është, mes të tjerash, votë për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen europiane.

Video

Drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, paraqitet në SPAK për të dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres.

Fjalët i tha, por prova vjen te kartoni: A do ta sfidojë vërtet Elisa Spiropali Edi Ramën? Përgjigjen do ta japë vota e saj për Reformën e re Territoriale.

Viola Haxhiademi, aktualisht drejtuesha e KESH, e besuara e Belinda Ballukut, gjithashtu u paraqitën sot në SPAK për të dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres.

Situata jashtë parlamentit, teksa brenda në seancë diskutohet për Reformën Territoriale

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme