Politika 3 May 2025, 18:08 Nga VNA

PS “zhduk” Erion Veliajn nga fushata. Spiropali nuk i përmend as emrin

Ndaje në Whatsapp
PS “zhduk” Erion Veliajn nga fushata. Spiropali nuk i përmend

Dikur ylli në ngjitje i Partisë Socialiste, sot Erion Veliajn, shokë, miq e kolegë të partisë  nuk i përmendin as emrin.

Dhe këtë mesazh Partia Socialiste kujdeset t'a jap jo vetëm përmes përfaqësuesve të vet, por në dhe në fushatë.

Po hyjmë në javën e fundit të fushatës së zgjedhjeve të 11 Majit dhe askund PS s'jep sinjale apo mesazhe për të.

Po kështu nga burgu, ku vijon bën statuse Veliaj nuk shkruan për fushatën. Për "shokët" dhe "miqtë" e partisë nuk jep asnjë mbështetje.

Dhe si për të vërtetuar "urdhrin" e Partisë Socialiste, edhe Elisa Spiropali sot, në intervistën e radhës ka nënvizuar edhe një herë se Erion Veliajt nuk ja përmend as emrin, duke lënë të përballet i vetëm me drejtësinë.

Elisa Spiropali: Nuk mund të bëjmë llogari dhe parashikime të tilla. Ajo që mund të them është se po punojmë si ekipi dhe ndërtojmë strategjitë tona elektorale. Ne flasim përmes punëve tona dhe ndryshimet që kanë ndodhur në Tiranë, falë mbështetjes së Edi Ramës dhe punës së Bashkisë.

Video

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të shkaktuara nga tajfuni “Dolphin” kanë shkaktuar situata të rrezikshme në provincën Zhejiang të Kinës. Një kamion u përmbys në një parkim si pasojë e erërave të forta. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur mjeti ngrihet nga toka dhe përmbyset nga fuqia e erës. Tajfuni “Dolphin” solli paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona. Sipas raportimeve, ai është cikloni tropikal më i fuqishëm që ka goditur Kinën këtë vit.

Një avion privat i tipit Hawker Beechcraft 400A është përplasur me një automjet shërbimi në aeroportin Milano-Linate, në Itali. Përplasja nuk shkaktoi të lënduar. Ngjarja solli disa vonesa në operimet e aeroportit, të cilat po rikthehen gradualisht në normalitet. Dy fluturime që po mbërrinin në Linate u devijuan drejt aeroporteve Orio al Serio dhe Milano-Malpensa.

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme