Politika 2 May 2025, 13:38 Nga VNA

Pasi e gjobiti për rindërtimin e shtëpisë, Beci i tregon ligjin gruas të ve me tre fëmijë

Ndaje në Whatsapp
Pasi e gjobiti për rindërtimin e shtëpisë, Beci i tregon

Vetëm dy ditë më parë një grua e ve me tre fëmijë u gjobit nga Bashkia e Shkodrës për rindërtimin e shtëpisë me fondet e dhuruara prej banorëve dhe xhamisë së zonës. Fshati dhe banorët u ngritën në protestë në mbrojtje të saj, duke konsideruar absurd vendimin e bashkisë për vendosjen e gjobës dhe pezullimin e punimeve. Sot, kreu i kësaj bashkie, Benet Beci ka pritur në zyrë gruan e ve, ndër të tjera për ti treguar ligjin, dhe shprehur "mbështetjen" në vijim. Beneti, nuk ka shkruar asnjë fjalë për heqjen e gjobës apo vijimin e punimeve, për ndihmen e bashkisë në këto raste dhe kontributin e pushtetit vendor , por thotë dhe tregon në Facebook me foto që i ka pritur dhe bërë foto, por asnjë zgjidhje. "Sot prita në zyrën time znj. Alijahaj së bashku me fëmijët e saj, kam dhënë mbështetje të plotë se do të bëjmë çdo përpjekje për ta lehtësuar rrugën e kësaj familjeje, duke siguruar mbështetjen maksimale proceduriale dhe institucionale"-shkruan Beneti. Por në shumë se foto dhe statuse në Facebook, kësaj familje me të drejtë ligji dhe kushtetute i duhet dhënë ndihmë nga Beneti në krye të bashkisë Shkodër. Ndaj me të drejtë lind pyetja, për cilët qytetarë punon kryetari i Bashkisë Shkodër, kur nuk punon për qytetarët që e kanë mandatuar në këtë detyrë?!

Video

Pas deklaratës së Zelenskit në Beograd, protestuesit në ditën e 71 kaluan para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës me thirrjet “UÇK” Arsyeja ka lidhje me deklaratën e djeshme të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai konfirmoi se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ndaj protestuesit kanë marshuar para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës. Gjatë kalimit pranë selive diplomatike, ata kanë brohoritur “UÇK”, duke e kthyer protestën në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj qëndrimit të Kievit, i cili në Tiranë dhe Prishtinë u prit me pakënaqësi .

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

Një peshk i madh është filmuar duke ndjekur nga afër një pushues në plazhin e Marbellës, në Spanjë. Pamjet tregojnë momentin kur peshku i afrohet pushuesit, duke shkaktuar habi dhe kuriozitet te personat që ndodheshin pranë bregut.

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme