Politika 2 May 2025, 13:34 Nga VNA

Si i ka paguar opozita 750 mijë euro lobim në SHBA?

Ndaje në Whatsapp
Si i ka paguar opozita 750 mijë euro lobim në SHBA?

Mes paqartësive të kontratës së lobimit të lidhur me PD dhe ‘Continental Strategy’ në SHBA, një gjë është e qartë:

750.000 USD janë paguar në momentin e nënshkrimit të kontratës. Ky fakt i pasqyruar në kontratën e lobimit mban datën 4 prill 2025. Nëse është firmosur në fillim të muajit prill në SHBA, atëherë natyrshëm pyetja e parë që lind është: në cilin shtet ndodhej Nuredin Seçi, garantuesi dhe një nga njerëzit që ka firmosur këtë kontratë?

Në cilin shtet ndodhej Flamur Noka në datë 4 prill? E sigurt është që ai nuk ka qenë në SHBA. Nëse është kontratë e nënshkruar me firmë elektronike, si është bërë pagesa e 750.000 USD? Pasi në çdo rast, është e pamundur që lobisti të ketë marrë pagesë CASH, 750.000 USD.

Atëherë, si është paguar? Me transfertë bankare? Me kambial? Me çek bankar?

Pse duhej garant një qytetar amerikan me origjinë shqiptare dhe profesion elektricist?

Për rastet kur kambiali nuk konvertohej në kohë, apo për raste kur llogaria e referuar nga PD dhe Flamur Noka do rezultonte bosh!?

I vetmi që ka qenë i qartë dhe i frikësuar deri në këto momente për përgjegjësitë ligjore është Ilirjan Celibashi. Pas pyetjeve nga gazetarët, ai u justifikua duke thënë se ka ende disa muaj kohë që PD të dorëzojë pasqyrat financiare pranë KQZ. Me gjasë, kohë e mjaftueshme për të “lëvizur gurët” dhe shmangur përgjegjësinë për shkeljet e mundshme të Kodit Zgjedhor për financimin e partive. Por e pamjaftueshme nëse SPAK nis një hetim serioz për këtë lobim. I ngjashëm si dy pika uji me atë që Lulzim Basha bëri disa vite më parë për një foto me presidentin Donald Trump.

Video

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të shkaktuara nga tajfuni “Dolphin” kanë shkaktuar situata të rrezikshme në provincën Zhejiang të Kinës. Një kamion u përmbys në një parkim si pasojë e erërave të forta. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur mjeti ngrihet nga toka dhe përmbyset nga fuqia e erës. Tajfuni “Dolphin” solli paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona. Sipas raportimeve, ai është cikloni tropikal më i fuqishëm që ka goditur Kinën këtë vit.

Një avion privat i tipit Hawker Beechcraft 400A është përplasur me një automjet shërbimi në aeroportin Milano-Linate, në Itali. Përplasja nuk shkaktoi të lënduar. Ngjarja solli disa vonesa në operimet e aeroportit, të cilat po rikthehen gradualisht në normalitet. Dy fluturime që po mbërrinin në Linate u devijuan drejt aeroporteve Orio al Serio dhe Milano-Malpensa.

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme