Politika 2 May 2025, 12:26 Nga VNA

Zarfa bosh, retorikë plot, faji jetim– Celibashi dhe “mrekullia” e shtatë ankimeve në KQZ

Ndaje në Whatsapp
Zarfa bosh, retorikë plot, faji jetim– Celibashi dhe

 

Në prag të zgjedhjeve, kur afatet janë në limite dhe çdo sekondë ka vlerë të madhe, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka publikuar “lajmin e madh”: vetëm shtatë qytetarë paskan raportuar mungesën e fletës së votimit. Shtatë! Si të ishte ky ndonjë sukses i paparë që meriton duartrokitje kombëtare.

Sipas Celibashit, kjo është dëshmi se procesi zgjedhor është “i shkëlqyer”. E pse të mos jetë? Fundja, shtatë raste të raportuara janë një statistikë gati e padukshme për një vend ku me mijëra emigrantë presin më kot zarfin e tyre të votimit. Nëse ata të tjerët nuk ankohen, ndoshta janë të lumtur që zarfi bosh u shpëtoi kohën e shpenzuar për të votuar.

Por prisni, ka më shumë. Celibashi i kujtoi opinionit publik se DHL ka detyrimin të mbajë zarfet në zyrë deri më 8 maj. Duket se kjo është një garanci e madhe – se pas zgjedhjeve, çdo emigrant mund të shkojë në zyrat e DHL-së për të soditur zarfin bosh, duke kujtuar ëndrrën e shkuar të një vote që nuk mbërriti kurrë.

Ndërkohë, KQZ raporton “bashkëpunim të shkëlqyer” me SPAK-un, duke dhënë premtime se çdo gjë do të sqarojë “brenda 24 orëve”. Në një kohë kur qytetarët shqiptarë jashtë vendit presin veprime konkrete, KQZ i ngjan një orkestra që luan simfoni premtimesh – me afate që shkelen çdo ditë.

Dhe në fund, vjen reflektimi filozofik i Celibashit: “Shqipëria është në një moment të rëndësishëm”. Patjetër, aq i rëndësishëm sa zarfi bosh ka marrë statusin e simbolit të zgjedhjeve me “integritet”. Për një proces kaq të mirë, ndoshta do të duhej të shpiknim një çmim të ri: “Zarfi i Artë”. Të paktën ta ketë një vlerë të shtuar tenderi 23 milionësh për votën e emigrantëve.

Video

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të shkaktuara nga tajfuni “Dolphin” kanë shkaktuar situata të rrezikshme në provincën Zhejiang të Kinës. Një kamion u përmbys në një parkim si pasojë e erërave të forta. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur mjeti ngrihet nga toka dhe përmbyset nga fuqia e erës. Tajfuni “Dolphin” solli paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona. Sipas raportimeve, ai është cikloni tropikal më i fuqishëm që ka goditur Kinën këtë vit.

Një avion privat i tipit Hawker Beechcraft 400A është përplasur me një automjet shërbimi në aeroportin Milano-Linate, në Itali. Përplasja nuk shkaktoi të lënduar. Ngjarja solli disa vonesa në operimet e aeroportit, të cilat po rikthehen gradualisht në normalitet. Dy fluturime që po mbërrinin në Linate u devijuan drejt aeroporteve Orio al Serio dhe Milano-Malpensa.

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme