Politika 2 May 2025, 12:01 Nga VNA

Gonzato për kontratën e lobimit të PD: Pres vlerësimet e autoriteteve kompetente

Ndaje në Whatsapp
Gonzato për kontratën e lobimit të PD: Pres vlerësimet e

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka zhvilluar një takim këtë të premte me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për të diskutuar mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme të 11 majit.

Pas takimit, Gonzato u pyet nga gazetarët lidhur me kontratën e lobimit në vlerën prej 6 milionë dollarësh të nënshkruar nga Partia Demokratike në SHBA. Diplomati europian nuk pranoi të komentojë në lidhje me këtë çështje, duke deklaruar se është në pritje të vlerësimeve zyrtare nga autoritetet përkatëse.

“Nuk bëj komente. Pres autoritetet kompetente, përfshirë raportin përfundimtar të ODIHR dhe vlerësimet e KQZ-së për çështjet e ngritura në media”, tha Gonzato.

Kujtojmë se pas publikimit të kontratës në media, SPAK ka nisur verifikimet për të hetuar nëse ka shkelje të mundshme ligjore që lidhen me këtë marrëveshje lobimi dhe ndikimin e saj në procesin zgjedhor.

Video

Pamje nga përplasja e protestuesve me policinë para Kuvendit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme