Politika 1 May 2025, 14:26 Nga VNA

Rama kërkoi të mos votonin partitë e vogla. Lapaj: Ke 30 vjet në pushtet, qetësohu!

Ndaje në Whatsapp
Rama kërkoi të mos votonin partitë e vogla. Lapaj: Ke 30 vjet

Partitë politike në Shqipëri kanë filluar t'i tremben situatës politike në Kosovë, ku prej tre muajsh  ndodhen në një krizë institucionale për shkak se asnjëra nga partitë nuk arrin të formojë qeverinë e vetme, dhe formimi i koalicioneve po ndesh në shumë probleme. Kësaj situatë po i trembet më së shumti partia në pushtet, Partia Socialiste. Sot, për herë të parë kreu socialist Edi Rama nga Dimali sulmoi ashpër partitë e vogla, sidomos ish LSI-në, sot Partia e Lirisë dhe partitë e tjera. Për LSI, Rama tha se e kishte nyje në fyt dhe se "shyqyr shpëtuam nga pengmarrësit e vegjël, tani thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”. Për partitë e tjera të vogla tha se janë prngmarrës që kërkojnë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. "E kuptoni? Të rinj? Në moshë dhe fytyrë po, por në program s’kanë lidhje fare që kur thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, tha Edi Rama. Kësaj deklarata iu përgjigj Adriatik Lapaj, kreu i koalicionit "Shqipëria bëhet". Ai fitoi Ramën të qetësohet sepse ka 30 vite në pushtet, teksa në lidhje me deklaratat e tij për zgjedhje të parakohshme, nëse shqiptarët e votojnë do shkohet patjetër.

Video

Pas deklaratës së Zelenskit në Beograd, protestuesit në ditën e 71 kaluan para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës me thirrjet “UÇK” Arsyeja ka lidhje me deklaratën e djeshme të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai konfirmoi se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ndaj protestuesit kanë marshuar para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës. Gjatë kalimit pranë selive diplomatike, ata kanë brohoritur “UÇK”, duke e kthyer protestën në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj qëndrimit të Kievit, i cili në Tiranë dhe Prishtinë u prit me pakënaqësi .

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

Një peshk i madh është filmuar duke ndjekur nga afër një pushues në plazhin e Marbellës, në Spanjë. Pamjet tregojnë momentin kur peshku i afrohet pushuesit, duke shkaktuar habi dhe kuriozitet te personat që ndodheshin pranë bregut.

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme