Politika 30 April 2025, 20:54 Nga VNA

Fushata për 11 majin/ Rama në Kukës premton 1 milionë turistë, Berisha në Astir: Në Kongresin e PPE më thanë se kryeministri do të ketë fatin e McGonigal  

Ndaje në Whatsapp
Fushata për 11 majin/ Rama në Kukës premton 1 milionë

Kryeministri Edi Rama vijoi takimet elektorale pasditen e sotme në qytetin e Kukësit. Në fjalën tij, Rama premtoi se synimi për qarkun e Kukësit në 2030 është që ta vizitojnë 1 milionë turistë.

“Kukësi 2030, të arrijë 1 milionë turistë si qark. Duke ju thënë atyre që nuk janë këtu, se besoj se 11 maji nuk është zgjedhje si gjithë të tjerat. Nuk është dita për tu marrë me fanellat e partive” – u shpreh Rama.

Duke folur për  projektin “Paketa e maleve”, Rama u bëri thirrje çunave të Londrës ku  ftoi të gjithë për të investuar, pasi për 500 aplikantët e parë nuk do të ketë taksa për 10 vjet.

“E di që na dëgjojnë edhe çunat në Londër. Për 500 aplikimet e para, për 10 vjet nuk do paguani asgjë. Thjesht do bëjnë investimin dhe 10 vjet nuk do kenë asnjë taksë për të paguar. I 501 do tatohet siç tatohen agroturizmat” – tha Rama.

Ai më tej tha se zgjedhjet në 11 maj nuk janë për karrigen e tij, por  për interesin e shqiptarëve që në 2030 ti japin atyre pasaportën e BE.

“Ne të rriturit me 11 maj të bashkohemi dhe të fillojmë punën për të hedhur hapin e fundit që çdo fëmije ti japim pasaportën evropiane.Nuk është një fushatë për karrigen time, për një qeveri tjetër të PS. Në të gjitha rastet, të gjitha sondazhet PS do ti fitojë zgjedhjet e 11 majit, por një gjë është që PS të fitojë zgjedhjet dhe një gjë tjetër është që shqiptarët të bëhen një shumicë më e madhe se cdo herë tjetër”, tha Rama.

Ndërsa kreu i PD, Sali Berisha, menjëherë pas kthimit nga Spanja, ku mori pjesë për dy ditë në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane në Valencia, zhvilloi një takim në zonën e Astirit në Tiranë.

Berisha tha se në kongresin e PPE në Valencia u ka folur kryeministrave të vendeve të tjera për aferën e inceneratorit të Tiranës. Sipas kreut të PD ata janë shprehur tepër të habitur, ndërsa për Edi Ramën i thanë se do ta ndjekë nga prapa McGonigal.

“Kur unë u tregoja kryeministrave të vendeve të tjera për djegësin e Tiranës ju them me sinqeritet shprehnin habi të papërmbajtur. Me duhej tja riktheja bisedën se një ndodhi të tillë nuk ka të përshkruar. Kurse teksa i tregoja për McGonigal, mendimi i tyre ishte se Rama do ta ndjekë atë prapa. Është i pashpresë sepse ka kryer një akt armiqësor ndaj vendit mik dhe vetë ai tani i thotë Ramës unë vërtet i mora, por paratë mi dhe ti. Kjo e bën të pashpresë Ramën”, tha ai.

Ndërkoh Berisha i ka bërë thirrje Ramës edhe nga takimi në Astir për një debat publik.

 

 

 

 

 

Video

Pas deklaratës së Zelenskit në Beograd, protestuesit në ditën e 71 kaluan para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës me thirrjet “UÇK” Arsyeja ka lidhje me deklaratën e djeshme të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai konfirmoi se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ndaj protestuesit kanë marshuar para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës. Gjatë kalimit pranë selive diplomatike, ata kanë brohoritur “UÇK”, duke e kthyer protestën në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj qëndrimit të Kievit, i cili në Tiranë dhe Prishtinë u prit me pakënaqësi .

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

Një peshk i madh është filmuar duke ndjekur nga afër një pushues në plazhin e Marbellës, në Spanjë. Pamjet tregojnë momentin kur peshku i afrohet pushuesit, duke shkaktuar habi dhe kuriozitet te personat që ndodheshin pranë bregut.

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme