Politika 30 April 2025, 16:38 Nga VNA

Rama në Kukës pasi i degdisi në emigrim bën thirrje çunave të Londrës për rikthim

Ndaje në Whatsapp
Rama në Kukës pasi i degdisi në emigrim bën thirrje

Nga qyteti i Kukësit sot kryesocialisti Edi Rama ka zgjedhur të flasë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe Shqipërinë në Bashkimin Europian 2030. Në fjalimin e tij, Rama foli për projektet e zhvillimit, për punësimin, investimet e huaja, për punësimin, shëndetësinë dhe arsimin.

Madje për të treguar për arritjet e rilindjes bëri edhe ironi duke deklaruar se i bien në qafë në media dhe opinion publik me deklaratat si: "këtu s'prodhohet asgjë, këtu njerëzit vdesin rrugëve", pasi, sipas tij shteti që drejton mendon vetëm për qytetarët dhe familjet.

Dhe si për të mbyllur fjalimin Rama bëri thirrje, siç i quajti "çunave të Londrës që po na dëgjojnë", ejani e investoni në tokën me Paketën e Maleve. Por teksa për shumë shqiptarë është e qartë situata, vlen të theksohet se sipas të dhënave të fundit nga Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023, qarku i Kukësit ka një popullsi prej 61,998 banorësh, duke shënuar një rënie prej 57 % krahasuar me vitin 1989, kur kishte 146,081 banorë.

Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së Kukësit ka emigruar drejt SHBA-së, Anglisë, Francës, Gjermanisë. Ky emigrim ka ndikuar në mbylljen e 6 shkollave 9 vjeçare ne Kukës vetëm gjatë 4 viteve të fundit, duke reduktuar sistemin arsimor në 17 % në 5 vjet.

Kukësi ka përjetuar një rënie të ndjeshme të lindshmërisë me një ulje prej 29%, duke renditur si një ndër qarqet me rënien më të madhe të lindjeve në vend.

Video

Gazi lotsjellës nuk kursen as kalimtarët, qytetarët e rastësishëm mes tymit dhe kaosit para Parlamentit

Kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, u përplas fizikisht me policinë gjatë protestës kundër reformës territoriale para Kuvendit. Pamjet e treguan atë mes turmës duke debatuar ashpër me efektivët e rendit. Tensione të forta shpërthyen në momentin kur policia tentoi të mbante protestuesit larg perimetrit.

Prapaskenat nga mbledhja e PS: Ultimatumi i Edi Ramës për deputetët para votimit të reformës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme