Politika 29 April 2025, 16:36 Nga VNA

Jorida Tabaku: “Kontrata e lobimit do bëhet publike, por kur t’i vijë koha“

Ndaje në Whatsapp
Jorida Tabaku: “Kontrata e lobimit do bëhet publike, por kur

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi se PD do të bëjë transparencë për kontratën e lobimit në SHBA, sapo ajo të jetë për t’u deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sipas saj, lajmi i vërtetë lidhet me faktin që Partia Demokratike ka tashmë dyert e hapura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“PD do të bëjë transparencë për kontratë. Kur të jetë për të deklaruar do të deklarohet. E sigurt është se çdo gjë është ashtu siç është, ashtu siç duket. Është e reflektuar në kontratë. Ndjej keqardhje se të flasë mazhoranca për shumë lebetitëse, është jashtë çdo realiteti. Lajmi me atë kontratë është fakti që PD i ka dyert e hapura në SHBA dhe ka rënë një tabu e madhe”, tha Tabaku.

Deputetja demokrate, e cila në këto zgjedhje garon në listë të hapur, e komentoi kontratën e lobimit në studion e News24, ku theksoi dhe angazhimin e opozitës për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.

Video

Alarm në Durrës/ 25-vjeçarja britanike gjendet e pajetë në apartament, pranë saj fëmija 2-vjeçar

Një protestues dhunon një të ri gjatë protestës. Nuk dihen arsyet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme