Politika 29 April 2025, 09:51 Nga VNA

Leskaj thyen urdhërin e partisë/ Koment për kontratën e lobimit të PD në SHBA

Ndaje në Whatsapp
Leskaj thyen urdhërin e partisë/ Koment për kontratën e

Sali Berisha, me një mesazh të prerë, u kërkoi kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike që të mos e hapin gojën për kontratën famoze prej 6 milionë dollarësh me Continental Strategy. Strategjia? Heshtja totale, me shpresën se tema do të mbytet në pluhurin e harresës publike.

Por ja që njëri nuk e mbajti dot veten! Bujar Leskaj, ndoshta i frymëzuar nga orët e vona të natës, vendosi të thyejë “ligjin e heshtjes” dhe botoi një manifest të gjatë. Në analizën e tij, Leskaj lavdëroi kontratën duke e paraqitur si çelësin magjik që do të hapë dyert e institucioneve amerikane për Partinë Demokratike, ndërsa premtoi demokraci, luftë ndaj korrupsionit dhe izolim të Edi Ramës nga “partnerët strategjikë”.

Por prisni, bëhet më interesante! Leskaj zbuloi se në këtë kontratë janë përfshirë figura të administratës Trump – Carlos Trujillo, Alex Garcia dhe Alberto Martinez – duke krijuar një narrativë që tingëllon më shumë si një skenar filmi politik sesa si realitet. Dhe në kulmin e mesazhit të tij, ai i ngjiti Ramës etiketën e zakonshme: “kukulla e Sorosit”.

Mesa duket, Berisha duhet të kishte shtuar një klauzolë në udhëzimet e tij: “Mos shkruani pas mesnate!”

Postimi i plotë

https://www.facebook.com/share/12GMVtxAkNp/?mibextid=wwXIfr

 

Video

Pas deklaratës së Zelenskit në Beograd, protestuesit në ditën e 71 kaluan para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës me thirrjet “UÇK” Arsyeja ka lidhje me deklaratën e djeshme të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai konfirmoi se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ndaj protestuesit kanë marshuar para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës. Gjatë kalimit pranë selive diplomatike, ata kanë brohoritur “UÇK”, duke e kthyer protestën në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj qëndrimit të Kievit, i cili në Tiranë dhe Prishtinë u prit me pakënaqësi .

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

Një peshk i madh është filmuar duke ndjekur nga afër një pushues në plazhin e Marbellës, në Spanjë. Pamjet tregojnë momentin kur peshku i afrohet pushuesit, duke shkaktuar habi dhe kuriozitet te personat që ndodheshin pranë bregut.

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme