Politika 29 April 2025, 08:55 Nga VNA

Edi Rama ironizon PD-në për kontratën 6 milionë dollarëshe në SHBA

Ndaje në Whatsapp
Edi Rama ironizon PD-në për kontratën 6 milionë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar me ironi nisjen e hetimeve nga SPAK për kontratën 6 milionë dollarëshe të lidhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga përfaqësues të Partisë Demokratike.

Në një deklaratë për mediat, Rama e cilësoi këtë marrëveshje si një “kontratë patriotike”, duke thumbuar se “disa patriotë të padukshëm” ishin mbledhur për të “pastruar damkën” e vendosur nga SHBA për korrupsion madhor.

“Janë mbledhur disa patriotë që nuk dihet se kush janë dhe kanë grumbulluar 6 milionë dollarë për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës, damkën e SHBA për korrupsion madhor,” deklaroi Rama.

Ai vuri në dyshim nevojën për një kontratë të tillë me një shumë kaq të madhe, duke ngritur pikëpyetje mbi pretendimet e mëparshme të PD-së për një “komplot” të orkestruar nga George Soros dhe vetë Ramën.

“Po pse duheshin 6 milionë dollarë nëse kjo damkë ishte një komplot? Pse duhej një kontratë kaq e shtrenjtë për të vendosur në vend një padrejtësi që thuhej se do të korrigjohej sapo të vinte në pushtet Trump?” shtroi pyetjen kryeministri.

Në vijim, Rama krahasoi këtë marrëveshje me kontratën e mëparshme të ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për të cilën tha se u bë copash për të justifikuar 500 mijë dollarë të dyshimtë, të cilat, sipas tij, ishin të lidhura me fonde ruse.

“Këtu nuk kemi të bëjmë me 500 mijë, por me 6 milionë dollarë, ku përfshihet edhe sjellja e Latifit në Tiranë për t’i vendosur kapelën bufit në kokë,” vijoi Rama, duke ironizuar përpjekjet e PD-së për të përmirësuar imazhin e saj në Uashington.

Sipas tij, pjesë e këtyre 6 milionë dollarëve ka qenë edhe shfaqja e një figure që tentonte të ngjante me Donald Trump, por që përfundoi në një version “më qesharak të mundshëm”.

Video

Pas deklaratës së Zelenskit në Beograd, protestuesit në ditën e 71 kaluan para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës me thirrjet “UÇK” Arsyeja ka lidhje me deklaratën e djeshme të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai konfirmoi se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ndaj protestuesit kanë marshuar para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës. Gjatë kalimit pranë selive diplomatike, ata kanë brohoritur “UÇK”, duke e kthyer protestën në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj qëndrimit të Kievit, i cili në Tiranë dhe Prishtinë u prit me pakënaqësi .

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

Një peshk i madh është filmuar duke ndjekur nga afër një pushues në plazhin e Marbellës, në Spanjë. Pamjet tregojnë momentin kur peshku i afrohet pushuesit, duke shkaktuar habi dhe kuriozitet te personat që ndodheshin pranë bregut.

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme