Politika 28 April 2025, 14:42 Nga VNA

Kush është Nuredin Seci, njeriu garant i PD për lobimin 6 milionë dollarë  

Ndaje në Whatsapp
Kush është Nuredin Seci, njeriu garant i PD për lobimin 6

Nuredin Seci, njeriu garant për pagesën prej 6 milionë dollarë për kompaninë lobuese për heqjen e ‘non gratës’ së kreut të PD, Sali Berisha ka reaguar.

Ai është shprehur se ndodhet me pushime me familjen dhe nuk mundet të flasë për momentin. “Ju faleminderit për interesimin por unë këto ditë jam me pushime me familjen larg e jam i pa mundur, për lobimin flet kontrata e ka Departamenti i shtetit e besoj që këtu çdo gja bahet transparente! Ju faleminderit për mirëkuptimin”, ka shkruar ai.

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka filluar verifikimin lidhur me kontratën e lobimit të nënshkruar nga shqiptaro-amerikani Nuredin Seci; presidenti i firmës Continental Strategy LLC, Carlo Trujillo, një ish-këshilltar i presidentit amerikan Donald Trump; si dhe nga sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, në cilësinë e përfituesit – kontratë që ka si qëllim krijimin e marrëdhënieve me aktorët kryesorë në qeverinë dhe kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për këtë lobim, në kontratën e nënshkruar më 4 prill, është përcaktuar të paguhet një tarifë prej 250 mijë dollarë në muaj për një periudhë prej 24 muajsh, që në total përllogaritet në masën prej 6 milionë dollarë. Sipas kontratës, vlerat monetare do të paguhen nga një fondacion që përfaqësohet nga Nuredin Seci, ndërsa Partia Demokratike e Shqipërisë do të jetë përfituese e shërbimit të lobimit, nuk do të paguajë asgjë. Pas publikimit të kontratës së lobimit prej 6 milionë dollarësh, PD tha zyrtarisht dje se nuk do ta paguajë vetë partia, por nga fondacioni “Make Albania Great Again”, një organizatë e krijuar nga komuniteti shqiptaro-amerikan. “Komuniteti shqiptaro-amerikan ka marrë përsipër të mbulojë 100% të kostos financiare të kësaj nisme. Partia Demokratike nuk ka asnjë barrë financiare apo detyrim kontraktual në këtë marrëveshje”, tha PD. Kjo është kontrata e dytë brenda pak muajsh që PD-ja nënshkruan me njerëz të afërt të Donald Trump, pas mbërritjes në Shqipëri të një prej dy strategëve të Presidentit të SHBA, Chris Lacivita. “Klienti (nëpërmjet Garantuesit/Garantuesve të tij) do t’i paguajë firmës një tarifë fikse mujore prej 250,000 dollarësh për një paketë gjithëpërfshirëse mbështetjeje që përfshin lobim, avokim dhe nisma strategjike ligjore për një periudhë prej 2 vitesh (24 muaj) (“Tarifa Mujore”) dhe në përputhje me Kushtet e Marrëveshjes. Pagesa për tre (3) muajt e parë (pagesë paraprake) do të jetë e detyrueshme në momentin e nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje”, thuhet në kontratë. Continental Strategy është një firmë konsulence dhe lobimi me bazë në Shtetet e Bashkuara, e specializuar në marrëdhënie me qeverinë dhe strategji politike. E themeluar në fillim të vitit 2022 nga ish-ambasadori dhe përfaqësuesi shtetëror Carlos Trujillo. Në kontratë thuhet se firma bie dakord t’i ofrojë PD-së shërbime të marrëdhënieve me qeverinë në lidhje me këtë fushë shërbimesh si krijimi i marrëdhënieve me aktorë kyç në degët ekzekutive dhe legjislative për të lehtësuar zhvillimin e politikave; ofrimi i mbështetjes për promovimin e demokracisë, nismave kundër korrupsionit dhe reformave qeveritare në përputhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri; përdorimi i përvojës së gjerë në marrëdhënie me qeverinë, avokim të politikave, shërbime ligjore dhe angazhim të aktorëve të interesit në përputhje me objektivat e Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj, Aleanca për Shqipërinë Madhështore. “Aktivitetet mund të përfshijnë lobim, përgatitje dhe shpërndarje të materialeve informuese, si dhe angazhim me vendimmarrësit politikë amerikanë”, thuhet në kontratën e nënshkruar. Firma me seli në Uashington DC ka lidhje të ngushta me administratën e ish-Presidentit Donald Trump. Themeluesi Carlos Trujillo ka shërbyer si këshilltar i fushatës së Trump dhe si ambasador i SHBA-së në Organizatën e Shteteve Amerikane. Kjo lidhje ka ndihmuar në rritjen e shpejtë të firmës, veçanërisht pas rikthimit të Trump në presidencë. ​Continental Strategy ka lidhje të forta politike me figurat kryesore të Partisë Republikane në SHBA, përfshirë Katie Wiles dhe Senatorin Marco Rubio.​ Katie Wiles është Drejtore në Continental Strategy, me përgjegjësi në zyrat e firmës në Jacksonville dhe Uashington, D.C. Ajo është vajza e Susie Wiles, një stratege e njohur republikane dhe Shefe e Stafit të Presidentit Donald Trump pas fitores së tij në zgjedhjet e vitit 2024. Përpara se të bashkohej me Continental Strategy, Katie ka shërbyer si Drejtore e Komunikimeve në Bashkinë e Jacksonville gjatë administratës së Kryetarit Lenny Curry. ​ Continental Strategy ka lidhje të ngushta me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio përmes Alberto Martinez, i cili u emërua Partner Menaxhues i zyrës së firmës në Uashington, D.C. Martinez ka shërbyer si Shef i Stafit për Senatorin Rubio për një dekadë dhe ka përvojë të gjerë në politikën federale. Emërimi i tij në Continental Strategy është përshëndetur nga Rubio, i cili e ka vlerësuar për përvojën dhe integritetin e tij. Këto lidhje tregojnë për angazhimin e thellë të Continental Strategy në rrjetin politik republikan dhe ndikimin e saj në politikën amerikane.​

Burimi: Shqipëria Live, Top Channel.

Video

Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë në Kolumbi ka shkaktuar panik edhe në Aeroportin e Pereira-s, ku një Airbus A320 u trondit fuqishëm në pistë për 46 sekonda përpara se të ngrihej pa pasoja. Pavarësisht kësaj, pasojat në qytet janë tragjike: shembja e çatisë së terminalit i mori jetën 3 personave, ndërsa bilanci i përgjithshëm në Pereira ka arritur në 66 viktimë nga shembja e dhjetëra ndërtesave.

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të shkaktuara nga tajfuni “Dolphin” kanë shkaktuar situata të rrezikshme në provincën Zhejiang të Kinës. Një kamion u përmbys në një parkim si pasojë e erërave të forta. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur mjeti ngrihet nga toka dhe përmbyset nga fuqia e erës. Tajfuni “Dolphin” solli paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona. Sipas raportimeve, ai është cikloni tropikal më i fuqishëm që ka goditur Kinën këtë vit.

Një avion privat i tipit Hawker Beechcraft 400A është përplasur me një automjet shërbimi në aeroportin Milano-Linate, në Itali. Përplasja nuk shkaktoi të lënduar. Ngjarja solli disa vonesa në operimet e aeroportit, të cilat po rikthehen gradualisht në normalitet. Dy fluturime që po mbërrinin në Linate u devijuan drejt aeroporteve Orio al Serio dhe Milano-Malpensa.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme