Politika 28 April 2025, 13:30 Nga VNA

PD shmang debatin për çështjen e lobimit. Porosi kandidatëve: Mos flisni për kontratën por për programin

Ndaje në Whatsapp
PD shmang debatin për çështjen e lobimit. Porosi

Partia Demokratike-ASHM ka udhëzuar të gjithë kandidatët dhe eksponentët e saj politikë të mos komentojnë mbi çështjen e kontratës së lobimit, duke e cilësuar këtë temë si një përpjekje të orkestruar nga kryeministri Rama për të shpërqendruar vëmendjen nga dështimet e tij qeverisëse dhe mungesa e një oferte konkrete.

Në një mesazh të shpërndarë kandidatëve për deputetë, PD-ASHM thekson se: “Rama është i tmerruar nga humbja e afërt dhe dështimi i përpjekjeve të tij korruptive për të izoluar Partinë Demokratike. Sot, ne jemi më të fortë se kurrë, sepse kemi për strateg të fushatës Chris Lacivita, konsulentin e Presidentit Trump, dhe për avokat të kauzave tona, avokatin e Presidentit Trump.”

Sipas udhëzimit të partisë, përqendrimi i medias në këtë temë nuk do të marrë përgjigje publike përtej deklaratës së dhënë më herët. “Deklarata e së shtunës mbetet qëndrimi final i PD-së për këtë çështje,” thuhet në mesazh.

Partia Demokratike-ASHM thekson rëndësinë e mbajtjes së fokusit te programi dhe oferta ekonomike që ajo paraqet për qytetarët shqiptarë. “Fushata jonë ka ngjitur, dhe nuk do të ndihmojmë qeverinë të shpërqendrojë vëmendjen nga thelbi i saj.”

Kryetari i PD-ASHM, Prof. Dr. Sali Berisha, ka ftuar të gjithë demokratët të angazhohen fuqimisht në dy javët e mbetura të fushatës, duke theksuar se: “Fitorja është afër dhe ditët e Ramës janë të numëruara.”

PD-ASHM e mbyll mesazhin me thirrjen për të arritur qëllimin final: “Shqipërinë Madhështore.”

Video

Alarm në Durrës/ 25-vjeçarja britanike gjendet e pajetë në apartament, pranë saj fëmija 2-vjeçar

Një protestues dhunon një të ri gjatë protestës. Nuk dihen arsyet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme