Politika 28 April 2025, 13:23 Nga VNA

Dosja "Partizani" / Kërkoi përjashtimin e gjyqtares, GJKKO rrëzon Sali Berishën

Ndaje në Whatsapp
Dosja "Partizani" / Kërkoi përjashtimin e gjyqtares, GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të rrëzojë kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për përjashtimin e gjyqtares së seancës paraprake, Flojera Davidhi.

Të njëjtën kërkesë paraqitën edhe të pandehurit Andia Pustina dhe shoqëria "Homeplan" sh.p.k. Të pandehurit në dosjen "Partizani" kërkuan përjashtimin e gjyqtares Davidhi, duke pretenduar përanshmëri në proces, megjithëse Berisha e kishte vlerësuar më herët atë kur ajo i hoqi masën e sigurisë.

Kërkesa për përjashtim u bë pas rrëzimit nga Davidhi të pretendimeve të mbrojtjes për pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e akteve të dosjes.

Më 5 maj do të zhvillohet seanca e radhës, ku gjyqtarja paraprake do të vendosë nëse çështja "Partizani" do të kalojë ose jo për gjykim. Në këtë dosje, Sali Berisha akuzohet për korrupsion të kryer në bashkëpunim, ndërsa Jamarbër Malltezi për korrupsion dhe pastrim parash.

Video

Alarm në Durrës/ 25-vjeçarja britanike gjendet e pajetë në apartament, pranë saj fëmija 2-vjeçar

Një protestues dhunon një të ri gjatë protestës. Nuk dihen arsyet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme