Politika 28 April 2025, 19:03 Nga VNA

Kur do ta informojë Celibashi Kuvendin që misioni i zëvendëses së tij, zonjës Pelinku ka përfunduar?

Ndaje në Whatsapp
Kur do ta informojë Celibashi Kuvendin që misioni i

Lealba Pelinku ishte kandidatura e sugjeruar nga PD në vitin 2019 për një pozicion që në Kodin Zgjedhor u krijua enkas për të.

Ajo u emërua nga Kuvendi në rolin e përkohshëm të ZëvendësKomisioneres Shtetërore të Zgjedhjeve.

E vetmja pjesë e Kodit Zgjedhor që përmend Postin “Pelinku” gjendet vetëm në dispozitat kalimtare të tij. Nuk ekziston asnjë dispozitë tjetër e përhershme që të përcaktojë rregulla për kohëzgjatjen, pagesën, detyrat apo përgjegjësitë e ZëvendësKomisionerit.

Dispozita kalimtare e Kodit Zgjedhor e kreu funksionin e saj kur Lealba Pelinku u emërua në KQZ.

Mandati i Lealba Pelinkut nuk është i lidhur me afate të përcaktuara. Sipas dispozitës që mundësoi emërimin e saj në KQZ, Zonja Pelinku do të qëndronte në detyrë deri në realizimin e sistemit të identifikimit dhe votimit elektronik.

Pasi detyra të përfundonte, pra me vënien në përdorim të sistemit, ajo mund të largohej nga posti. Askush nuk do ta zëvendësonte, sepse, ashtu si të gjithë ata që marrin përsipër një rol historik, edhe Zonja Pelinku mbetet e pazëvendësueshme.

Më 25 prill 2021, e diel, Zonja Pelinku deklaroi:

“Nëse i referohemi ditës së sotme, kur u arrit finalizimi i gjithë kësaj pune kolosale, mund ta quaj fitore. Pjesa më e madhe e problemeve ka ardhur për shkak të operatorëve që duhej të mbulonin pajisjet. Ka pasur raste kur procesi ka nisur me identifikim elektronik dhe ka vazhduar manualisht.”

Në vitin 2021, për herë të parë, u realizua votimi elektronik.

Misioni i Zonjës Pelinku duhej të kishte përfunduar më së shumti në ditën e shpalljes së rezultateve të atyre zgjedhjeve.

Por kjo nuk ndodhi as atë vit dhe as pas zgjedhjeve pasuese.

Sot, në prill 2025, Zonja Pelinku ishte sërish duke testuar pajisjet e identifikimit dhe votimit elektronik.

Por, a nuk duhej që detyra e saj të kishte përfunduar që në 2021?

Kodi Zgjedhor e përcakton qartë që përfundimi i mandatit të saj lidhet me realizimin e sistemit elektronik.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, që nga viti 2021, duhej të kishte informuar zyrtarisht Kuvendin për përmbushjen e detyrës dhe përfundimin e mandatit të saj. Kështu, Kuvendi do të kishte rastin ta falënderonte Zonjën Pelinku. Por Celibashi nuk ndërmerr asnjë hap.

Si mund të vazhdojë të paguhet Zonja Pelinku edhe pas katër vitesh nga përfundimi i misionit të saj?

Kush firmos për pagesën e saj? Dhe për sa kohë mendon Celibashi se është e arsyeshme kjo situatë?

A ka menduar ndonjëherë Damjan Gjiknuri të aktivizojë grupin e tij parlamentar për këtë çështje?

Çfarë ka kaq të veçantë Zonja Pelinku që askush nuk i thotë se koha e saj për këtë post ka mbaruar dhe është koha të marrë përsipër një tjetër mision, gjithashtu historik, por në një vend tjetër?

Posti u krijua posaçërisht për Zonjën Pelinku.

Kohëzgjatja e tij ishte e lidhur me vënien në funksionim të një sistemi që tashmë është blerë dhe përdorur.

Në vitin 2021, ky sistem kushtoi 21 milionë USD.

Nuk është e qartë se çfarë lloj sistemi është ky, që çdo vit i shtohen blerje dhe shpenzime shtesë. Në të paktën dy palë zgjedhje janë përdorur pajisjet e blera gjatë mandatit të saj.

Pse vazhdon të qëndrojë Zonja Pelinku në KQZ? Apo ndoshta që Celibashi të justifikojë çdo blerje të re për të mirëmbajtur këtë sistem në çdo zgjedhje?

Si mundet që Celibashi vazhdon të paguajë Zëvendësen e tij katër vjet pas përfundimit të mandatit të saj?

Këto pikëpyetje meritojnë një përgjigje më parë se Celibashi të stisë një tender të ri dhe një “punë” të re për zëvendësen që i ka mbaruar mandati prej vitesh

Video

Pas deklaratës së Zelenskit në Beograd, protestuesit në ditën e 71 kaluan para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës me thirrjet “UÇK” Arsyeja ka lidhje me deklaratën e djeshme të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai konfirmoi se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ndaj protestuesit kanë marshuar para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës. Gjatë kalimit pranë selive diplomatike, ata kanë brohoritur “UÇK”, duke e kthyer protestën në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj qëndrimit të Kievit, i cili në Tiranë dhe Prishtinë u prit me pakënaqësi .

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

Një peshk i madh është filmuar duke ndjekur nga afër një pushues në plazhin e Marbellës, në Spanjë. Pamjet tregojnë momentin kur peshku i afrohet pushuesit, duke shkaktuar habi dhe kuriozitet te personat që ndodheshin pranë bregut.

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme