Politika 28 April 2025, 14:54 Nga VNA

"Non grata dhe lobimet"/Studimi, si ndikojnë sanksionet e Trump në Ballkanin Perëndimor

Ndaje në Whatsapp
"Non grata dhe lobimet"/Studimi, si ndikojnë sanksionet e Trump

Gazetarja Fatjona Mejdini ka publikuar një analizë të detajuar mbi vendimmarrjet e fundit të  presidentit Donald Trump në botë dhe Ballkan mbi "non gratat" amerikane.

Gazetarja analizon se sinjalet e para tregojnë për një qasje më të relaksuar të administratës Trump ndaj sanksioneve.

"Këtë muaj"-shkruan Mejdini-"Shtetet e Bashkuara hoqën sanksionet financiare ndaj një bashkëpunëtori të ngushtë të kryeministrit hungarez, Viktor Orban — një hap që sinjalizon një ndryshim të mundshëm në politikën e jashtme amerikane.

Në të njëjtën kohë, mediat në Bosnje raportuan se Željka Cvijanović, kryetarja e radhës së Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës dhe një aleate e afërt e liderit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka marrë vizë për të udhëtuar në SHBA, megjithëse aktualisht ndodhet nën sanksione amerikane".

Sipas saj në dhjetë vitet e fundit, siç dëshmon baza e të dhënave Shtetet e Bashkuara kanë qenë aktori kryesor në vendosjen e sanksioneve në Ballkanin Perëndimor — duke goditur rreth 100 individë dhe 60 kompani, dhe duke mbuluar afërsisht 94% të masave ndëshkuese në rajon.

Në një klimë të tillë politike, lobimi për të përfituar nga ndryshimet e politikave të Uashingtonit është një veprim i pritshëm. Por po aq legjitime është që qytetarët të kërkojnë transparencë mbi çmimin politik që paguhet në këto procese dhe që institucionet e drejtësisë të hetojnë burimin e fondeve të përdorura për lobim.

Në një moment kur politikat e sanksioneve globale po ridimensionohen, Ballkani Perëndimor rrezikon të bëhet jo vetëm fushëbetejë politike, por edhe laborator eksperimentimi për një qasje më të zbutur ndaj standardeve të sundimit të ligjit dhe llogaridhënies.

https://see.globalinitiative.net/sanctions-database/?fbclid=IwY2xjawJ8WQJleHRuA2FlbQIxMQABHtyTUpqisaK12c3dMpM8QZOBt8MEXfkn7170E3UV39mM7NSOOwmFT9-FvCuv_aem_AMMFLNH1r2WmVmG0byclYQ

Video

Pas deklaratës së Zelenskit në Beograd, protestuesit në ditën e 71 kaluan para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës me thirrjet “UÇK” Arsyeja ka lidhje me deklaratën e djeshme të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai konfirmoi se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ndaj protestuesit kanë marshuar para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës. Gjatë kalimit pranë selive diplomatike, ata kanë brohoritur “UÇK”, duke e kthyer protestën në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj qëndrimit të Kievit, i cili në Tiranë dhe Prishtinë u prit me pakënaqësi .

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

Një peshk i madh është filmuar duke ndjekur nga afër një pushues në plazhin e Marbellës, në Spanjë. Pamjet tregojnë momentin kur peshku i afrohet pushuesit, duke shkaktuar habi dhe kuriozitet te personat që ndodheshin pranë bregut.

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme