Politika 28 April 2025, 16:42 Nga VNA

Richard Grenell dhe Donald Trump Jr. përgënjeshtrojnë lajmin për lobim në portalin e Zëdhënësit të PD

Ndaje në Whatsapp
Richard Grenell dhe Donald Trump Jr. përgënjeshtrojnë lajmin

Richard Grenell, një nga bashkëpunëtorët e afërt të Presidentit Donald Trump ka përgënjeshtruar drejtorin e zyrës së shtypit të Partisë Demokratike, Alfred Lela, pas një shkrimi ku Grenell akuzohej si “lobist i padeklaruar” i kryeministrit Edi Rama.

Sipas një lajmi të publikuar në median e drejtuar nga Lela, Grenell dyshohej se kishte tentuar të përfshinte në axhendën e vizitës së djalit të presidentit Trump një ndalesë në Tiranë për një takim me kryeministrin shqiptar. Në realitet, djali i ish-presidentit amerikan zhvilloi së fundmi një vizitë në Beograd, ku u takua me Presidentin Aleksandar Vuçiç.

Grenell reagoi ashpër në rrjetet sociale, duke shpërndarë artikullin në fjalë dhe duke kërkuar publikisht përgënjeshtrimin e informacionit.

“I dashur Alfred Lela, e kuptoj që jeni disa ditë larg zgjedhjeve të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta. Zgjedhjet tuaja i kam ndjekur në heshtje, sepse Shqipëria është një aleate e rëndësishme dhe e besuar e Amerikës në NATO. Por kjo histori nga media juaj është një gënjeshtër TOTALE. Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet nëse ju interesojnë faktet,” shkroi Grenell.

Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga Alfred Lela apo Partia Demokratike lidhur me deklaratat e Grenell.

Ndërkohë, postimi në X i Grenell është shpërndarë në profilin e tij zyrtar dhe nga djali i presidentit amerikan, Donald Trump Jr.

Video

Pas deklaratës së Zelenskit në Beograd, protestuesit në ditën e 71 kaluan para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës me thirrjet “UÇK” Arsyeja ka lidhje me deklaratën e djeshme të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai konfirmoi se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ndaj protestuesit kanë marshuar para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës. Gjatë kalimit pranë selive diplomatike, ata kanë brohoritur “UÇK”, duke e kthyer protestën në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj qëndrimit të Kievit, i cili në Tiranë dhe Prishtinë u prit me pakënaqësi .

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

Një peshk i madh është filmuar duke ndjekur nga afër një pushues në plazhin e Marbellës, në Spanjë. Pamjet tregojnë momentin kur peshku i afrohet pushuesit, duke shkaktuar habi dhe kuriozitet te personat që ndodheshin pranë bregut.

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme