Politika 28 April 2025, 15:47 Nga VNA

Zgjedhjet nën hijen e hetimeve/ 14 kallëzime penale në prag të 11 Majit

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet nën hijen e hetimeve/ 14 kallëzime penale në prag

Fushata për zgjedhjet parlamentare të 11 majit është shoqëruar me tensione në disa qarqe të vendit. Prokuroria e Përgjithshme bëri me dije se deri më 28 prill 2025 janë regjistruar 14 kallëzime penale në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm, kryesisht për veprat penale që lidhen me procesin zgjedhor.

Kallëzimet kanë të bëjnë me “Pengimin e subjekteve zgjedhore”, “Dëmtimin me dashje të materialit zgjedhor”, “Përdorimin e funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” dhe “Kanosjen apo dhunimin ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Rastet janë raportuar në Tiranë, Fier, Sarandë, Durrës, Elbasan dhe Gjirokastër.

Sipas Prokurorisë, në pesë raste kallëzimet janë bërë nga policia gjyqësore, në tre raste nga SPAK-u, në dy raste nga subjektet politike, ndërsa dy të tjera janë nisur nga qytetarë dhe hetimi kryesisht.

Për nga përhapja, qyteti i Fierit mban numrin më të madh të kallëzimeve, me pesë raste të regjistruara, pasuar nga Saranda me tre raste dhe Tiranë e Gjirokastër me nga dy raste secila. Durrësi dhe Elbasani raportojnë nga një rast.

Deri tani, nga kallëzimet janë regjistruar shtatë procedime penale, ku pesë prej tyre janë në Prokurorinë e Fierit dhe dy në Prokurorinë e Gjirokastrës. Një kallëzim nga Durrësi dhe një procedim penal nga Fieri janë dërguar për kompetencë në SPAK. Ndërkohë, pjesa tjetër e kallëzimeve mbetet në fazën e verifikimit.

Video

Pas deklaratës së Zelenskit në Beograd, protestuesit në ditën e 71 kaluan para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës me thirrjet “UÇK” Arsyeja ka lidhje me deklaratën e djeshme të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai konfirmoi se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ndaj protestuesit kanë marshuar para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës. Gjatë kalimit pranë selive diplomatike, ata kanë brohoritur “UÇK”, duke e kthyer protestën në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj qëndrimit të Kievit, i cili në Tiranë dhe Prishtinë u prit me pakënaqësi .

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

Një peshk i madh është filmuar duke ndjekur nga afër një pushues në plazhin e Marbellës, në Spanjë. Pamjet tregojnë momentin kur peshku i afrohet pushuesit, duke shkaktuar habi dhe kuriozitet te personat që ndodheshin pranë bregut.

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme