Politika 29 April 2025, 14:26 Nga VNA

Erion Veliaj mburret me pastrimin e Tiranës, paralajmëron rikthimin (në fakt duhet të akuzohet për mbytjen e vendit nga plehrat)

Ndaje në Whatsapp
Erion Veliaj mburret me pastrimin e Tiranës, paralajmëron rikthimin

 

Kreu i bashkisë akoma në detyrë Erion Veliaj, nga qelia e burgut të Durrësit, mburret, sipas tij, me pastrimin e Tiranës. Në një postim të gjatë në Facebook shkruan se sapo mori detyrën nisi një nga aksionet më të thella të pastrimit të qytetit. Që sipas tij, plehrat mullar, me kontenierë të vjetër e të qelbur, shërbim i keq nga operatorët dhe rrugë që as pastroheshin e as laheshin ndonjëherë.

Ndaj dhe ai, siç e quan, bëri revolucion, lidhi një "marrëveshje me Bashkinë e Veronës, e më pas edhe me Bashkinë e Viçencës për të krijuar Eco Tiranën kompania që do të bënte një revolucion në pastrimin e qytetit e do të sillte eksperiencën dhe cilësinë e dy bashkive model në pastrim në Itali".

Në fund të postimit të tij shkruan se falë administrimit të shërbimit të pastrimit sot ka një tjetër cilësi pastrimi. Ndaj dhe për Veliajn më e mira është gjithmonë përpara!

Për pastrimin e Tiranës secili prej nesh mund të vërtetojë se sa pastrohet e punohet. Se si plehrat anembanë qytetit janë kapic, koshat kundërmojnë erë dhe rrugët nuk lahen kurrë.

Se si landfilli i Sharrës është tej kapaciteteve, inceneraror inekzistent dhe se si qyteti dhe Shqipërisë i rrezikohet e ardhmja nga dëmi katastrofik që kjo qeveri dhe kjo bashki ka shkaktuar nga mos menaxhimi i mbetjeve.

Video

Alarm në Durrës/ 25-vjeçarja britanike gjendet e pajetë në apartament, pranë saj fëmija 2-vjeçar

Një protestues dhunon një të ri gjatë protestës. Nuk dihen arsyet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme