Politika 30 April 2025, 12:53 Nga VNA

Opozita “zgjohet” për parregullsitë e votës së diasporës/ SPAK duhet të hetojë

Ndaje në Whatsapp
Opozita “zgjohet” për parregullsitë e votës së

PD është kujtuar pak ditë para zgjedhjeve të kërkojë llogari për votën e emigrantëve. Jozefina Topalli i ka bërë thirrje KQZ-së që t’i kërkojë DHL-së të përmbushë detyrimet e saj ligjore dhe logjistike. “Thyerja e afateve dhe standardeve të vendosura në ligj është cenim i rëndë i votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë. Në këtë mënyrë do të cenonte tërësisht integritetin e këtyre zgjedhjeve,” – tha zonja Topalli në një takim me gazetarët.

Ndërkohë, po sot, Partia Demokratike i kërkon SPAK-ut të nisë hetimet. Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në Partinë Demokratike, Franc Nuri, deklaroi:

“Vetëm për qarkun Tiranë pati mbi 1 mijë raste të adresave të shënuara gabim në sistemin PER, dhe ndryshe dilnin kur dërgoheshin materialet nga DHL.

Në lidhje me rastin e Kretës, është krim zgjedhor. Publikisht disa individë të caktuar, që pretendojnë se janë përfaqësues të OJF-ve apo shoqatave të ndryshme, kanë dalë hapur në postime duke thënë se kanë pasur marrëveshje me DHL për të tërhequr dhjetëra zarfe. Pres që SPAK të ketë nisur hetimin; nëse nuk e bën, PD do të bëjë kallëzim sa më parë.

Nuk mundet që DHL të nënkontraktojë shërbimin dhe të mos zbatojë standardin që zarfi të dorëzohet personalisht kundrejt një ID-je. Kjo nuk ka ndodhur as në Itali, as Gjermani, e as në Britaninë e Madhe.”

Sipas kryetarit të KQZ-së, deri dje ishin 30 mijë zarfe të pashpërndara akoma tek shqiptarët jashtë vendit të regjistruar për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Video

Gazi lotsjellës nuk kursen as kalimtarët, qytetarët e rastësishëm mes tymit dhe kaosit para Parlamentit

Kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, u përplas fizikisht me policinë gjatë protestës kundër reformës territoriale para Kuvendit. Pamjet e treguan atë mes turmës duke debatuar ashpër me efektivët e rendit. Tensione të forta shpërthyen në momentin kur policia tentoi të mbante protestuesit larg perimetrit.

Prapaskenat nga mbledhja e PS: Ultimatumi i Edi Ramës për deputetët para votimit të reformës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme