Politika 29 April 2025, 17:13 Nga VNA

Sherri pranë zyrës së PSD, Policia gjen fishekë/ PSD distancohet nga ngjarja

Ndaje në Whatsapp
Sherri pranë zyrës së PSD, Policia gjen fishekë/ PSD

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mesditën e sotme në rrugën “Ali Demi” në Tiranë, pranë ambienteve të Partisë Socialdemokrate. Sipas policisë, gjatë përplasjes janë përdorur sende të forta dhe është dëmtuar xhami i zyrës së subjektit elektoral.

“Në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë rreth orës 14:00 për një konflikt midis disa shtetasish në ambientet e një zyre elektorale. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar, dyshohet me sende të forta, xhami i zyrës së subjektit elektoral. Po ashtu, janë gjetur dy fishekë luftarak”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Personat e përfshirë në konflikt janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet, ndërsa forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në terren për të identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët. Hetimet po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e motivit dhe rrethanave të ngjarjes.

Nga ana tjetër, Partia Socialdemokrate ka reaguar duke u distancuar nga konflikti, duke theksuar se ngjarja nuk ka asnjë lidhje me zyrën apo aktivitetin e saj elektoral.

“Ngjarja e ndodhur këtë mesditë në rrugën ‘Ali Demi’ nuk ka asnjë lidhje me zyrën tonë elektorale apo me aktivitetin e Partisë Socialdemokrate. Vendi ku ka ndodhur incidenti ndodhet pranë ambienteve tona, por asnjë nga anëtarët apo simpatizantët tanë nuk ka qenë i përfshirë në konfliktin në fjalë. Dënojmë çdo akt dhune dhe presim që organet kompetente të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes”, thuhet në reagimin zyrtar të PSD.

Video

Pas deklaratës së Zelenskit në Beograd, protestuesit në ditën e 71 kaluan para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës me thirrjet “UÇK” Arsyeja ka lidhje me deklaratën e djeshme të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai konfirmoi se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ndaj protestuesit kanë marshuar para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës. Gjatë kalimit pranë selive diplomatike, ata kanë brohoritur “UÇK”, duke e kthyer protestën në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj qëndrimit të Kievit, i cili në Tiranë dhe Prishtinë u prit me pakënaqësi .

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

Një peshk i madh është filmuar duke ndjekur nga afër një pushues në plazhin e Marbellës, në Spanjë. Pamjet tregojnë momentin kur peshku i afrohet pushuesit, duke shkaktuar habi dhe kuriozitet te personat që ndodheshin pranë bregut.

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme