Politika 30 April 2025, 15:24 Nga VNA

PPE : 11 maji në rrezik nga kapja e shtetit. Mbështesim punën e SPAK

Ndaje në Whatsapp
PPE : 11 maji në rrezik nga kapja e shtetit. Mbështesim punën e

Në prag të zgjedhjeve të 11 Majit 2025, Partitë Popullore Europiane kanë miratuar një rezolutë ku dënojnë kapjen e shtetit dhe rrënimin e standardeve demokratike në Shqipëri nën qeverisjen e Edi Ramës. Rezoluta thekson si shqetësime kryesore: blerje votash përmes parave në dorë dhe të ardhurave nga kanabisi; Keqpërdorim i burimeve publike dhe tenderëve gjatë periudhës parazgjedhore; Punësime elektorale dhe favorizim i mbështetësve të PS; Emërim i paligjshëm i kryetarit të përkohshëm të Bashkisë Tiranë pas arrestimit të Erion Veliajt; Shtypje e opozitës dhe kufizim i medias; Ndjekje penale dhe presion mbi liderët dhe kandidatët e opozitës; Pabarazi në aksesin mediatik dhe përqendrim i pronësisë së mediave në favor të qeverisë; Ndalesa e TikTok-ut para zgjedhjeve — kërcënim ndaj lirisë së shprehjes dhe të drejtave digjitale; Kapje e drejtësisë dhe pandëshkueshmëri; Institucionet e kapura politikisht dhe nuk garantojnë pavarësi; Krimet zgjedhore mbeten të pandëshkuara, duke krijuar kulturë pandëshkueshmërie; Lidhje të dyshuara midis aktorëve politikë dhe rrjeteve kriminale, veçanërisht në polici dhe drejtësi. Rezoluta u bën thirrje gjithashtu BE-së, OSBE-së dhe Këshillit të Europës që të Kërkojnë ndërprerjen e blerjes së votës dhe abuzimit me fondet publike; Dërgojnë vëzhgues shtesë në bashkitë me risk të lartë; Dokumentojnë publikisht dhe të denoncojnë shkeljet zgjedhore.; Zbatojnë mekanizma kushtëzues në procesin e integrimit në BE në rast se shkeljet vazhdojnë.

Video

Gazi lotsjellës nuk kursen as kalimtarët, qytetarët e rastësishëm mes tymit dhe kaosit para Parlamentit

Kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, u përplas fizikisht me policinë gjatë protestës kundër reformës territoriale para Kuvendit. Pamjet e treguan atë mes turmës duke debatuar ashpër me efektivët e rendit. Tensione të forta shpërthyen në momentin kur policia tentoi të mbante protestuesit larg perimetrit.

Prapaskenat nga mbledhja e PS: Ultimatumi i Edi Ramës për deputetët para votimit të reformës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme