Politika 30 April 2025, 17:56 Nga VNA

Alban Zeneli, ish deputeti i PD-së ulet në gjunjë për të kërkuar vota për PS-në

Ndaje në Whatsapp
Alban Zeneli, ish deputeti i PD-së ulet në gjunjë për

Alban Zeneli, ish deputet i Partisë Demokratike, sot kërkon vota si kandidat për deputet në qarkun e Kukësit për PS. Në fjalën e tij Zeneli tha se në fakt flirtin me Ramën e kishte filluar qyshse në vitin 2019, duke dhënë votën pro reformës në drejtësi. Dhe këtë, shpjegon sot Zeneli, e bëri për të mbështetur vizionin e Ramës. Por kush është Alban Zeneli ? Në vitin 2013  Alban Zeneli u zgjodh deputet për qarkun Kukës nën logon e Partisë Demokratike. Në vitin 2019, pas dorëheqjes së Flamur Nokës nga mandati i deputetit, Zeneli fillimisht deklaroi se nuk do ta pranonte mandatin. Megjithatë, më vonë ai ndryshoi mendje dhe e pranoi mandatin, duke u betuar në Kuvend. Ai argumentoi se ishte më efektive të përfaqësonte interesat e qytetarëve brenda Parlamentit sesa jashtë tij. Në mars 2025, Zeneli u përfshi në listën e hapur të kandidatëve të Partisë Socialiste për qarkun e Kukësit, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm në kahun politikë.

Video

Gazi lotsjellës nuk kursen as kalimtarët, qytetarët e rastësishëm mes tymit dhe kaosit para Parlamentit

Kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, u përplas fizikisht me policinë gjatë protestës kundër reformës territoriale para Kuvendit. Pamjet e treguan atë mes turmës duke debatuar ashpër me efektivët e rendit. Tensione të forta shpërthyen në momentin kur policia tentoi të mbante protestuesit larg perimetrit.

Prapaskenat nga mbledhja e PS: Ultimatumi i Edi Ramës për deputetët para votimit të reformës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme