Politika 30 April 2025, 21:04 Nga VNA

Sondazhi i tretë i Barometrit/ 40.1% shohin si kryeministrin Edi Ramën, 23% shohin Berishën

Ndaje në Whatsapp

Pas matjeve në muajin Shkurt dhe Mars, Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore për Qarkun e Tiranës në muajin Prill. Metodologjia e përdorur është sërish si në matjet e mëparshme kampion rastësor i shtresëzuar (referuar njësive administrative) dhe madhësia e kampionit ka qenë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut Tiranë, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e tretë zgjedhore të Barometrit Euronews Albania në Qarkun e Tiranës është 11 Prill – 22 Prill 2025 dhe marzhi gabimit është +/-3.1%.

Matja e tretë politike për Qarkun e Tiranës na tregon se si ka ndryshuar mendimi i qytetarëve dhe preferencat e tyre për politikanin që është më i përshtatshëm për të qenë Kryeministër dhe partinë më të përshtatshme për të qeverisur vendin.

Edi Ramën e shohin të përshtatshëm për Kryeministër 40.1% e të pyeturve, ndërsa Partinë Socialiste si më të përshtatshme për të qeverisur 41.8%.

Sali Berishën e shohin të përshtatshëm për Kryeministër 23% e të pyeturve, ndërsa Aleancën për Shqipërinë Madhështore e shohin si koalicion të përshtatshëm për të qeverisur 24.3% e të pyeturve.

Agron Shehajn e shohin si kryeministër 9.2% e të pyeturve, ndërsa partinë e tij Mundësia 9.1% e të pyeturve e shohin si të përshtatshme për të qeverisur vendin.

Adriatik Lapajn e preferojnë për Kryeministër 6.7% e të pyeturve, koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet ndërkohë e shohin si të përshtatshme për të qeverisur 6.4%.

Arlind Qorin 3.3% e të intervistuarve në nivel qarku e shohin si të përshtatshëm për Kryeministër dhe Lëvizjen Bashkë të drejtuar prej tij 3.6% e të pyeturve e shohin si parti të përshtatshme për të qeverisur.

Lulzim Bashën 1.2% e të pyeturve e shohin si kryeministër.

Video

Gazi lotsjellës nuk kursen as kalimtarët, qytetarët e rastësishëm mes tymit dhe kaosit para Parlamentit

Kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, u përplas fizikisht me policinë gjatë protestës kundër reformës territoriale para Kuvendit. Pamjet e treguan atë mes turmës duke debatuar ashpër me efektivët e rendit. Tensione të forta shpërthyen në momentin kur policia tentoi të mbante protestuesit larg perimetrit.

Prapaskenat nga mbledhja e PS: Ultimatumi i Edi Ramës për deputetët para votimit të reformës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme