Politika 1 May 2025, 11:36 Nga VNA

Berisha sulmon Ballën: “Bajloz i krimit në Elbasan, heshti kur shoferi i tij u rrah për vdekje nga Suel Çela”

Ndaje në Whatsapp
Berisha sulmon Ballën: “Bajloz i krimit në Elbasan, heshti kur

Nga Librazhdi, gjatë një takimi elektoral me mbështetësit e Partisë Demokratike, lideri i opozitës, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj Taulant Ballës, kandidatit të Partisë Socialiste në këtë zonë, duke e cilësuar si “bajlozin e krimit në Elbasan”.

Berisha pretendoi se Balla ka përfituar miliona euro pasuri përmes pushtetit, ndërsa i hodhi akuza të drejtpërdrejta lidhur me një incident të ndodhur ditë më parë, ku shoferi personal i Ballës, sipas tij, është dhunuar rëndë nga Suel Çela, një person i njohur si eksponent i krimit në Elbasan.

“E morët vesh para disa ditësh, Sueli ja bëri për spital shoferin dhe Tao e qepi gojën, si i paqenë, si ushtar i Surrelit. Tao burrelsi e qepi gojën ndaj njeriut që e kishte patur vite shofer. Ja theu kockat se nuk mbështeti Sara Milen. Suel Çela do të shpallet terrorist”, deklaroi Berisha para mbështetësve.

Ai akuzoi Ballën se, përkundër lidhjeve të afërta me shoferin e tij, nuk reagoi publikisht pas ngjarjes, duke e interpretuar heshtjen e tij si shenjë nënshtrimi ndaj krimit.

Video

Prapaskenat nga mbledhja e PS: Ultimatumi i Edi Ramës për deputetët para votimit të reformës.

“Diella” mbetet ministre

Pamje nga përplasja e protestuesve me policinë para Kuvendit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme