Politika 1 May 2025, 09:30 Nga VNA

Rama i përgjigjet akuzave të Berishës nga Kongresi i PPE: “Broçkulla kënete pas çdo humbjeje”

Ndaje në Whatsapp
Rama i përgjigjet akuzave të Berishës nga Kongresi i PPE:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot përmes komunikimit të tij të zakonshëm në rrjetet sociale “Sy m’Sy”, duke iu përgjigjur akuzave të ngritura nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë Kongresit të Partive Popullore Europiane (PPE) të mbajtur në Spanjë.

Në fjalën e tij, Rama ironizoi pjesëmarrjen e Berishës në kongresin e PPE, duke e quajtur atë një “mbledhje të partive simotra të kënetës”, ndërsa akuzat për blerje votash, punësime elektorale dhe abuzime me pushtetin i cilësoi si “fletërrufe të zakonshme që qarkullojnë pas çdo humbjeje”.

“Dje ra boria e parë e humbjes, në një mbledhje diku në Spanjë… Këneta kaloi nëpër tavolina një fletërrufe dhe aty nisi avazi: blerje votash me lekë dhe kanabis, punësime elektorale, favorizime, kërcënime ndaj kandidatëve të opozitës – të gjitha broçkulla të stërpërsëritura”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se çdo denoncim duhet të trajtohet nga SPAK, struktura e posaçme antikorrupsion, dhe akuzoi opozitën se përpiqet të ushqejë presion publik mbi prokurorët për të prodhuar hetime të detyruara.

Kreu i qeverisë komentoi edhe kontratën e lobimit të PD-së me vlerë 6 milionë dollarë, duke thënë se “7×7 nuk bëjnë 6 milionë për ne, por për ata që pinë ujë këneta, mund të bëjnë edhe 6 miliardë”.

“Del me paturpësi edhe ndonjë kukumjaçkë e kënetës dhe thotë: ‘e mo s’ka gjë, se aq bën një verë që pi Edi Rama’”, shtoi kryeministri, duke ironizuar komentet e opozitës në rrjete sociale.

Video

Pas deklaratës së Zelenskit në Beograd, protestuesit në ditën e 71 kaluan para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës me thirrjet “UÇK” Arsyeja ka lidhje me deklaratën e djeshme të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai konfirmoi se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ndaj protestuesit kanë marshuar para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës. Gjatë kalimit pranë selive diplomatike, ata kanë brohoritur “UÇK”, duke e kthyer protestën në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj qëndrimit të Kievit, i cili në Tiranë dhe Prishtinë u prit me pakënaqësi .

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

Një peshk i madh është filmuar duke ndjekur nga afër një pushues në plazhin e Marbellës, në Spanjë. Pamjet tregojnë momentin kur peshku i afrohet pushuesit, duke shkaktuar habi dhe kuriozitet te personat që ndodheshin pranë bregut.

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme