Politika 1 May 2025, 18:56 Nga VNA

Vota e Diasporës: 100 mijë zarfe ende në “dorë të Perëndisë”

Ndaje në Whatsapp
Vota e Diasporës: 100 mijë zarfe ende në “dorë të

Procesi i votimit për diasporën, i cili nisi më 14 prill, vazhdon të përballet me sfida të mëdha, duke vënë në pikëpyetje efektivitetin e tij. Nga 218,638 zarfe që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dërguar për emigrantët shqiptarë, deri më tani vetëm 111,557 vota kanë mbërritur në Shqipëri. Ndërkohë, rreth 25 mijë emigrantë nuk i kanë marrë ende zarfet, edhe pse KQZ përfundoi dje procesin e dërgimit të tyre.

Fati i mbi 100 mijë zarfeve që ende nuk janë kthyer mbetet i pasigurt. KQZ nuk ka dhënë ende një përgjigje të qartë se çfarë masash do të ndërmerren për të siguruar kthimin e tyre brenda afateve të përcaktuara. Ky numër përfaqëson një pjesë të madhe të potencialit elektoral të diasporës, e cila rrezikon të mbetet e përjashtuar nga procesi, për shkak të sfidave logjistike apo vonesave burokratike.

Kjo situatë ka ngritur kritika mbi organizimin dhe menaxhimin e procesit nga KQZ. Ndërsa vota e diasporës konsiderohej një hap historik për përfshirjen e shqiptarëve jashtë vendit, vonesat dhe mungesa e qartësisë mund të kompromentojnë jo vetëm integritetin e procesit, por edhe besimin e votuesve në të.

Video

Prapaskenat nga mbledhja e PS: Ultimatumi i Edi Ramës për deputetët para votimit të reformës.

“Diella” mbetet ministre

Pamje nga përplasja e protestuesve me policinë para Kuvendit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme