Politika 1 May 2025, 15:37 Nga VNA

Klotilda Bushka: “Erioni më mungon si mik dhe shok partie” – Deputetja nën hetim nga SPAK flet për Veliajn

Ndaje në Whatsapp
Klotilda Bushka: “Erioni më mungon si mik dhe shok partie”

Deputetja socialiste Klotilda Bushka, aktualisht në qendër të vëmendjes për shkak të përfshirjes së saj në hetimet e SPAK, ka komentuar mungesën e kryebashkiakut Erion Veliaj në fushatën elektorale të PS-së. Bushka tha se ndonëse fizikisht Veliaj nuk është pranë kolegëve të tij, ai është “kudo përmes punëve që ka lënë pas”.

“Mua personalisht Erioni më mungon, si mik, si shok, si një shok partie, si një mbështetës jo vetëm i imi, por i të gjithëve. Sa herë kemi fushatë dhe jo vetëm, sa herë kemi problematika me qytetarët, kemi ndjerë gjithmonë mbështetjen e Bashkisë dhe të Erionit”, u shpreh Bushka.

“Erioni nuk mungon, ai është kudo – në çdo shkollë, kopsht, në çdo lagje dhe komunitet, veçanërisht në Njësinë 3”, u shpreh deputetja. “Unë pres që të sqarohen çështjet që e kanë përfshirë dhe ai të jetë sërish aktiv në politikë.”

Këto deklarata Bushka i dha në News 24, ku foli dhe për përgatitjet e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit.

Video

Prapaskenat nga mbledhja e PS: Ultimatumi i Edi Ramës për deputetët para votimit të reformës.

“Diella” mbetet ministre

Pamje nga përplasja e protestuesve me policinë para Kuvendit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme