Politika 1 May 2025, 18:18 Nga VNA

Raporti paraprak i OSBE për zgjedhjet e 11 majit/ Delegacioni i BE përgënjeshtron lajmin e Syri TV: Nuk kemi hequr emra nga raporti

Ndaje në Whatsapp
Raporti paraprak i OSBE për zgjedhjet e 11 majit/ Delegacioni i BE

Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka përgënjeshtruar lajmin e Syri TV i cili pretendonte se OSBE hoqi disa emra nga raporti paraprak i zgjedhjeve të 11 majit.

BE thotë se raportet e vëzhgimit zgjedhor të OSBE/ODIHR janë të pavarura dhe të paanshme, duke u bazuar vetëm në gjetje të verifikuara nga ekipet e tyre të vëzhguesve.

Reagimi i plotë:

European Union in Albania

Njoftim: Artikulli i publikuar nga Syri.net, që pretendon se Delegacioni i BE-së në Shqipëri apo Ambasadori kanë ndërhyrë për të hequr emra nga raporti paraprak zgjedhor i OSBE/ODIHR, është i pavërtetë.

Raportet e vëzhgimit zgjedhor të OSBE/ODIHR janë të pavarura, të paanshme dhe bazohen vetëm në gjetje të verifikuara nga ekipet e tyre të vëzhguesve. Dezinformimi mund të dëmtojë besimin e publikut në proceset demokratike.

Video

Prapaskenat nga mbledhja e PS: Ultimatumi i Edi Ramës për deputetët para votimit të reformës.

“Diella” mbetet ministre

Pamje nga përplasja e protestuesve me policinë para Kuvendit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme