Politika 1 May 2025, 18:33 Nga VNA

Sali Berisha: Kemi lobuar 6 milionë dollarë për t’i ardhur në ndihmë shqiptarëve

Ndaje në Whatsapp

Sali Berisha u zhvendos nga selia e PD sot në Rogner për t’i dhënë më shumë zë rezolutës së miratuar nga PPE për zgjedhjet në Shqipëri. Megjithatë, në një konferencë për shtyp, ai nuk iu shmang pyetjeve të gazetarëve, të orientuara kryesisht ndaj kontratës së PD për shifrën e 6 milionë dollarëve.

“Kjo kontratë nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet. Ajo ka qëllim marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA, paraqitjen e realitetit shqiptar me të gjithë problematikat e mëdha të tij para administratës së SHBA,” tha Sali Berisha para gazetarëve. Megjithatë, ndryshe nga sa pretendon Sali Berisha, kontrata e nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i PD është bërë në emër të “Aleancës për Shqipërinë Madhështore,” një bashkim i partive politike të opozitës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Kontrata është për kauzat e drejta të Partisë Demokratike,” nënvizoi Sali Berisha, duke përjashtuar mundësinë që kjo të ishte një kontratë për të hequr “non grata”-n e tij.

Video

Prapaskenat nga mbledhja e PS: Ultimatumi i Edi Ramës për deputetët para votimit të reformës.

“Diella” mbetet ministre

Pamje nga përplasja e protestuesve me policinë para Kuvendit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme