Politika 1 May 2025, 21:00 Nga VNA

Fushata për 11 majin/ Rama në Berat krenar me ish-bashkëpunëtorët në burg, Berisha në Tiranë zotohet që do shpëtojë Shqipërinë siç shpëtoi PD-n

Ndaje në Whatsapp
Fushata për 11 majin/ Rama në Berat krenar me

Kryeministri Edi Rama vijoi takimet elektorale pasditen e sotme në Kuçovë dhe Berat. Në fjalën e tij, përveç sulmeve ndaj kundërshtarëve, Rama tha se PS nuk është parti ëngjësh, por populli e mbështet sepse është më e mira më e madhe e vendit.

“PS nuk ka rënë nga qielli. Nuk është një parti ëngjëjsh, një parti shqiptarësh që mund të mos jetë më e mira, por më mirë se PS nuk ka. PS nuk është e keqja më e vogël, është e mira më e madhe që shqiptarët mund të zgjedhin” – tha ai.

Ndonëse një pjesë e ish-zyrtarëve të qeverisë së tij janë në burg për korrupsion dhe duhet të marë përgjegjësi, përkundrazi Rama vijon të krenohet duke thënë se ishte PS që e mundësoi drejtësinë e pavarur.

“Ata që janë para drejtësisë kanë qenë pjesë patjetër qeverisë tonë, por në mandate e mëpasshme. Por edhe sikur gjysma të ishin është kjo një arsye që ne të ulim kokën, apo është një arsye shumë e fortë për të qenë shumë krenar para të gjithë shqiptarëve që na dhanë besimin” – tha Rama.

Ndërkohë kreu i opozitës Sali Berisha, pas konferencës së jashtëzakonshme ku foli për kontratën 6 milionë dollarëshe për heqjen e “non gratës”, zhvilloi takim me banorët e njësive 1,3 dhe 14 në Tiranë.

Berisha komentoi takimet e kryeministrit duke thënë se i zhvillon duke i përzgjedhur me listë. Ai më tej iu përgjigj dhe ironive të Ramës duke thënë se me fjalorin ordiner kërkon të përçajë familjet e shqiptarëve.

“Kudo që shkon mblidhet me zyrtarë të zgjedhur me listë dhe vazhdon banalitetin e tij. Një banalitet të turpshëm, të padenjë, një banalitet me të cilin mendon se do fusë përçarjen në familjet tona. Me një fjalor ordineri, ndër më të varfrit, kënetë, zhapinj, bufë, çyrykë, budalla, etj, fjalë të cilat janë fjalë të një mjerani që nuk gjen strehë ku të futet” – tha Berisha.

Edhe pse ende është “non grata” dhe po bën përpjekje me 6 milionë dollarë për të rifituar mbështetje nga SHBA, kryedemokrati vijon të shprehet i bindur se do ta shpëtojë shqiptarët nga Rama siç shpëtoi Shqipërinë pa opozitë.

“Dhe ja ku jemi, të vendosur në një mision shpëtimtar. Ne u ngritëm dhe shpëtuam opozitën nga një monstër njerëzore që kërkonte pas 30 vitesh të shndërronte Shqipërinë në një Shqipëri pa opozitë” – u shpreh Berisha.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme