Politika 2 May 2025, 12:22 Nga VNA

PD-ja mes SPAK-ut dhe skepticizmit: Si do ta mbrojë opozita votën e qytetarëve?

Ndaje në Whatsapp
PD-ja mes SPAK-ut dhe skepticizmit: Si do ta mbrojë opozita votën e

Partia Demokratike duket se po lëviz në dy drejtime të kundërta sa i takon denoncimeve për krime zgjedhore. Albana Vokshi është e vendosur të ndjekë çdo shkelje deri në SPAK, duke i cilësuar krimet zgjedhore dhe keqpërdorimin e administratës publike si “mekanizma kriminalë” që duhet të ndëshkohen.

Nga ana tjetër, Tomor Alizoti ka deklaruar publikisht mbrëmë në TCH se nuk ka besim te SPAK-u dhe nuk do të bëjë asnjë kallëzim, duke e cilësuar këtë një bindje personale. Në një parti opozitare ku strategjia ndaj krimeve zgjedhore duhej të ishte frontale dhe e qartë, një qasje kaq e fragmentuar ngjall vetëm pasiguri dhe konfuzion.

Vokshi sot nga dyert e SPAK bëri thirrje për mobilizim kundër manipulimeve zgjedhore, ndërsa Alizoti zgjodhi indiferencën, duke lënë të hapur pyetjen: A po i merr seriozisht PD-ja këto çështje apo çdo deputet po ndjek agjendën e tij?

Ky dualizëm jo vetëm që dëmton besueshmërinë e PD-së si opozitë, por i jep qeverisë një avantazh të paçmuar: një kundërshtar që nuk e ka të qartë nëse do të luftojë apo do të qëndrojë në anë. Në vend që të jetë një front i bashkuar për integritetin zgjedhor, PD-ja po shfaqet si një forum opinionesh individuale. Dhe përballë kësaj qasjeje,më të paqartë janë mbështetësit e opozitës: çfarë strategjie ka PD për mbrojtjen e votës?

Video

Pamje nga përplasja e protestuesve me policinë para Kuvendit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme