Politika 3 May 2025, 11:53 Nga VNA

Sherr mes aleatëve në Shkodër/ Tom Doshi thirrje socialistëve: Votoni PSD-në sepse Benet Beci do të shkojë në burg

Ndaje në Whatsapp
Sherr mes aleatëve në Shkodër/ Tom Doshi thirrje

Kryetari i PSD Tom Doshi, vijon përplsjet në distancë me kryetarin e bashkisë Shkodër, Benet Beci. Gjatë një takimi në qytetin verior, Doshi tha se Beci është zgjedhur nën siglën e PS por në fakt po bën punët e PD. ai gjithashtu kërkoi që të gjithë qytetarët në qarkun e Shkodrës të votojnë PSD-në, që sipas tij është e vetmja forcë politike që i përfaqëson denjësisht.

“Në 2025 Benet Beci iu bën presion njerëzve me ndihmë sociale, duke i kërcënuar se do ua ndërpresë atë nëse nuk votojnë PS. I infiltruari i Sali Berishës erdhi me mision që të shkatërrojë PS në Bashkinë e Shkodres nuk ka asnjë drejtor socialist, janë të gjithë të ardhur nga PD. Beneti është sigël të PS por bën punët e PD. Iu bëj thirrje socialistëve të votojnë PSD se pas zgjedhjeve Beneti do shkojë në burg. Vota për PSD është nderi më i madh që i bëjmë Benetit”, tha ai.

Deklaratat e Doshit vënë edhe një herë në dyshim bashkëpunimin me PS, të cilën ndonëse e rikonfirmoi para disa ditësh në qytetin e Korçës, përplasjet mes 'aleatëve' vijon nën rrogoz. Përplasje e cila ka fillluar që kur PS ka larguar një pjesë të anëtarëve të PSD nga administrata shtetëore.

Video

Pamje nga përplasja e protestuesve me policinë para Kuvendit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme