Politika 2 May 2025, 21:14 Nga VNA

Vijon “spastrimi” i vartësve të Erion Veliajt nga bashkia e Tiranës! Ikën edhe drejtori i Policisë Bashkiake, në krye të kësaj drejtorie një grua

Ndaje në Whatsapp

Kryetarja në detyrë e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, vijon me “spatrimin” e vartësve të emëruar nga Erion Veliaj, që kur ky i fundit u vu nën masën e sigurisë arrest me burg.

Ditën e sotme është emëruar drejtuesja e re e Policisë Bashkiake së Tiranës, dhe do të jetë Elona Lalaj. Ajo zëvendëson në këtë detyrë Toni Benin.

Vite më parë, Lalaj ka qenë zëdhënëse e Policisë së Qarkut Fier dhe vjen nga radhët e Policisë së Shtetit. Sipas mediave, ajo është një zgjedhje e kryeministrit Edi Rama, në vazhdën e ridefinimit të kontrollit mbi Bashkinë e Tiranës dhe institucioneve lokale të saj.

 

Video

Pamje nga përplasja e protestuesve me policinë para Kuvendit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme